Flash

Vrasja e Emiljano Boçit/ Zbardhen përgjimet 10-mujore që fundosën “Torin”

Lapsi.al 9 November 2018
Vrasja e Emiljano Boçit/ Zbardhen përgjimet 10-mujore që

Gjykata Penale e Tiranës la në “arrest me burg” 30-vjeçarin Hektor Xheçuka i arrestuar disa ditë më parë në Kakavijë si i dyshuari kryesor për vrasjen e Emiljano Boçit dhe plagosjen e shokut të tij Melvi Disha në janar të këtij viti në Tiranë.

Xheçuka mbajt qëndrim mohues për akuzat, duke thënë përmes avokatit të tij se nuk ka lidhje me ngjarjen. Por në sallën e gjyqit, prokurori paraqiti disa prova që e implikojnë Xheçukën në vrasjen e 32-vjeçarit në zonën e ish-parkut të autobusëve në kryeqytet. Prokurori zbuloi se prej 10 muajsh Hektor Xheçuka i njohur edhe me nofkën “Tori” është mbajtur nën përgjim.

Atij i janë përgjuar telefonatat, por janë kryer edhe vëzhgime në terren për lëvizjet dhe njerëzit që takonte. Sipas të njëjtave burime vetëm pas zbardhjes së përgjimeve u krijua bindja se “Tori” kishte kryer vrasjen. Prokuroria u tregua e rezervuar në seancën e parë dhe nuk dha detaje të tjera nëse Xheçuka e ka ekzekutuar Boçin për llogari të tij apo është i paguar nga persona të tjerë për të kryer këtë vrasje.

Dyshimet janë se Xheçuka është një vrasës me pagesë. Burimet thonë se nën hetim janë edhe persona të tjerë që kanë bashkëpunuar në vrasje. Hektor Xheçuka nga Burreli nuk është i panjohur për drejtësinë. Edhe më parë ka qenë i dyshuar për një vrasje të mbetur në tentativë, por që nuk është vërtetuar asnjëherë. Sipas të njëjtave burime ai kishte lidhje të vazhdueshme me persona me precedentë të rëndë penalë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI