Flash

Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Kantautori dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur paraditen e kësaj të premteje në ambientet e Prokurorisë së...

10:29

Pas 9 aborteve aktorja nënë për herë të parë

Lapsi.al 9 November 2018
Pas 9 aborteve aktorja nënë për herë të parë

Ardhja në jetë e vogëlushes përmes një nëne mbartëse është një mrekulli për Gabrielle Union dhe Dwyane Wade. Aktorja zbuloi së fundmi se ka abortuar tetë ose nëntë herë, gjatë përpjekjeve për të pasur një fëmijë me basketbollistin e NBA-së. Çifti dha lajmin e lumtur përmes një postimi në “Instagram” këtë të enjte. Aktorja 44-vjeçare u hap në lidhje me betejën e saj me infertilitetin në librin e saj “We’re Going to Need More Wine”: “Kam pasur tetë ose nëntë aborte. Për tre vjet, trupi im ka qenë i burgosur duke u përpjekur të ngelja shtatzënë”. Basketbollisti 36-vjeçar mungoi në ndeshjen e së mërkurës për arsye personale dhe një ditë më pas u tregua i hapur me ndjekësit e tij në rrjetet sociale. Çifti publikoi disa foto në Instagram nga momenti kur takuan vajzën e tyre, të shoqëruar me mbishkrimin: “Jemi pa gjumë dhe të sfilitur, por kaq të ngazëllyer që të ndajmë fëmijën tonë të mrekullisë, që erdhi në jetë natën e kaluar përmes një nëne mbartëse dhe 11/7 do të gdhendet në zemrat tona si dita më e bukur. Mirëserdhe në festë vajza jonë e ëmbël”. Çifti u martua në 2014-n dhe aktorja nuk ishte e sigurt nëse donte një fëmijë menjëherë. “Nuk doja asnjëherë fëmijë. Më pas u bëra njerkë dhe nuk kishte vend tjetër ku doja të isha sesa me ta”, tha ajo dikur për “People”. Gabrielle ndihmoi në rritjen e djemve të Dwyane, Zaire, 15 vjeç dhe Zion, 10 vjeç, nga martesa e tij e parë.

Të këshilluara

Gisele Bundchen ndahet nga 'Victoria Secret'

Gisele Bundchen është një ndër supermodelet më të mira, që ka shkëlqyer gjithnjë në pasarelat e “Victoria’s Secret Show”. Lajmi që ajo do të largohej në 2006, e...

11:04

Sinead O’Connor, raciste ndaj të bardhëve

Sinead O’Connor vazhdon të mbetet në qendër të vëmendjes që pas konvertimit të saj në fenë islame. Ajo ka ndryshuar emrin në Shuhada Davitt, dhe ditën e djeshme...

10:00

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI