Flash

Nga aborti spontan tek sekreti i një martese të lumtur, të pathënat e Michelle Obama

Lapsi.al 9 November 2018
Nga aborti spontan tek sekreti i një martese të lumtur, të

Michelle Obama është një nga femrat më të adhuruara në botë dhe së fundmi ka vendosur të rrëfejë të gjithë historinë e saj përmes një libri me titull “Becoming”.

E ftuar në emisionin “Good Morning America” të premten, ish-Zonja e Parë zbuloi se kishte vendosur të fliste për herë të parë për abortin spontan që kishte përjetuar 20 vite më parë. Madje, Michelle rrëfeu se dy vajzat e saj ishin ngjizur falë fertilizimit ‘in vitro’.

“Ndihesha sikur kisha dështuar sepse nuk e dija asgjë për abortin spontan sepse nuk flitej për të. Uleshim me dhimbjen tonë duke menduar se ishim të shkatërruar. Kjo është arsyeja përse duhet të flasim me nënat e reja që përjetojnë të njëjtat fatkeqësi.” – u shpreh bashkëshortja e ish-Presidentit amerikan Barack Obama.

Michelle ka pritur për një kohë shumë të gjatë të ndajë këto detaje të rëndësishme të jetës së saj me miqtë apo me botën, e tanimë e cilëson si një gabim trashanik.

“Mendoj se është gjëja më e keqe që bëjmë ne gratë. Ulemi dhe nuk flasim kurrë realisht se çfarë ka ndodhur me trupin tonë.” – shtoi nëna e dy vajzave, Sasha dhe Malika.

Nga ana tjetër, Michelle zbuloi se ka pasur shumë probleme me bashkëshortin e saj dhe zgjidhja ishte terapia për çiftet. Probleme të cilat u rritën, pasi Barack Obama u fut në legjislaturën e shteti, duke  e lënë atë vetëm në shtëpi. Në këtë kohë Michelle ishte e detyruar ta përballonte vetë procesin e fertilizimit ‘in vitro’.

“Terapia e martesës për ne, ishte një nga ato mënyra, ku mësuam se si të flasim për dallimet tona. Unë njoh shumë çifte të reja që luftojnë dhe mendojnë se në një farë mënyre, ka diçka të gabuar me ta dhe dua që ata të dinë se, Michelle dhe Barack Obama, të cilët kanë një martesë fenomenale dhe që e duan njëri-tjetrin, punojnë me martesën e tyre.”- tha Michelle.

Të këshilluara

Rita Ora vjen në duet me Eminem

E ftuar në një emision në Londër, Rita Ora ka zbuluar se së shpejti do të bashkëpunojë me rreperin e njohur Eminem. Ajo ka zbuluar emrin por nuk ka dashur të...

15:47

Alfio kunja për Encën: Photoshop

Alfio Rrotani, i njohur si shef kuzhine në vendin tonë sapo ka filluar projektin më të ri televiziv “Sfida e gatimit” në televizionin “Klan” bashkë me kolegun e...

14:40

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI