Flash

Milan “i fashuar” kundër Juventus: Biglia 4 muaj jashtë, Musacchio e Calhanoglu në dyshim

Lapsi.al 9 November 2018
Milan “i fashuar” kundër Juventus: Biglia 4 muaj jashtë,

Më keq nuk mund të shkonte për Milan, që pasi mori lajmin se Lucas Biglia do të mungojë shumë më gjatë se mendohej, rrezikon të shkojë në përballjen me Juventus në kampionat pa dy pedina të rëndësishme si Musacchio e Calhanoglum të dy të dalë para kohe nga fusha në barazimin 1-1 në Sevilla me Betis për Europa League.

Argjentinasi Biglia, i është nënshtruar ndërhyrjes kirugjikale e do të qendrojë jashtë 4 muaj: "Dëmtimi i pësuar nga Lucas Biglia të mërkurën e kaluar në stërvitje, ka shkaktuar një ndrydhje të miotendinës në pulpën e djathtë që kërkoi ndërhyrje kirugjike. Operacioni, është kryer të Finlandë nga profesor Sakari Orava me sukses dhe prognoza është 4 muaj për rikuperimin", shkruhet në komunikatën për shtyp të klubit.

Vetëm se problemi për Milan është shumë më i madh, pas sfidës me Betis. Mateo Musacchio, ka dalë me barelë në fund të takimit të Europa Legue. Momente frike për mbrojtësin pas përplasjes së dhunshme me shokun e skuadrës Kessie. Musacchio ka marrë një goditje të fortë në fytyrë dhe shpinë: për pak caste u duk sikur kishte humbur edhe vetëdijen dhe e ka marrë veten vetëm në dhomat e zhveshjes. Milan ka bërë të ditur se gjendja e tij është përmirësuar dhe do ti ushtrohet kontrolleve të mëtejshme, edhe pse mendohet se kundër Juventus duhet të jetë.

Probleme edhe për Hakan Calhanoglu, që doli në minutat e fundit të takimit. Turku u shkel në këmbë dhe u shoqërua jashtë fushës nga stafi mjekësor: situata do të vlerësohet në orët e ardhshme dhe rikuperimi I tij do të jetë fondamental për sfidën me Juventus.

Edhe Kessie ka patur shqetësime në fund të ndeshjes me Betis, por kundër Juventus nuk do të mungojë, ndërsa nuk ka asnjë shans për Bonaventura.

Të këshilluara

Video/ Milan barazon me fat

Milan barazon në Spanjë, në ndeshjen e Europa League kundër Betis. Një ndeshj që nuk dukej se po shkonte mirë për kuqezinjtë, por Suso ka vendosur sërisht ekuil...

22:26

Video/ Betis në avantazh ndaj Milan

Në ndeshjen e Europa League në Sevilla, Betis ka shënuar i pari përballë Milan. Giovani Lo Celso ka kaluar andaluzianët në avantazh në minutën e 12, duke thyer ...

21:37

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

INVESTIGIMI/ Ku u strehua për 3 muaj Ergys Agasi

I akuzuari kyç i aferës së AKSHI, Ergys Agasi qëndroi për tetë muaj në arrati në një godinë në Shkozet të Durrësit, nën mbrojtjen e një organizate kriminale. Edhe pse informacionet për vendodhjen e tij nuk munguan, u desh një rotacion në krye të Policisë së Shtetit për të bërë të mundur arrestimin.

13:35

Me sytë katër

PAPARAZZI