Flash

Lirohen 12 grekët e arrestuar pas varrimit të Kacifas

Lapsi.al 9 November 2018
Lirohen 12 grekët e arrestuar pas varrimit të Kacifas

12 shtetasit grekë të shoqëruar pas varrimit të Konstandinos Kacifas ditën e djeshme në Bularat u liruan.

12 personat e shoqëruar u liruan në orën 02:00 të mëngjesit dhe mes tyre edhe ekstremisti grek Babis Karathano.

Po kështu mësohet se 12 personat e shoqëruar pas lirimit do procedohen të lirë.

Shoqërimi i shtetasve grekë ka ardhur pas përfundimit të ceremonisë së varrimit të 35-vjecarit Kacifas gjatë ditës së djeshme në fshatin Bularat si dhe bllokimit të rrugës për më shumë se 10 minuta në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavijë.

Të shoqëruarit janë marrë në pyetje dhe janë verifikuar nëse kanë qenë përgjegjës për bllokimin e rrugës si dhe nëse kanë kaluar kufirin ilegalisht apo në mënyrë të rregullt.

Mësohet së në Komisariat ka shkuar dje edhe kreu i PBDNJ, Vangjel Dule për të kërkuar sqarime në lidhje me shoqërimin e 12 shtetasve grekë.

Ndërkohë, mediat greke raportojnë se përveç ekstremistit Karathanos i cili printe sot arkëmortin me trupin e pajetë të Kacifës është shoqëruar edhe Thoma Stefo, ish-kreu i Këshillit drejtues të OMONIA, Kristo Duçi, ish-kreu i komunës Dropull si dhe Andrea Kurti.

Ne ceremoninë e varrimit të Kostandinos Kacifas morën pjesë mbi 1 mijë grekë të ardhur nga shteti helen, ndërsa nuk munguan thirrjet anti-shqiptare.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI