Flash

Lamtumira e futbollit e 40-vjeçarit që pushtoi Europën...

Lapsi.al 9 November 2018
Lamtumira e futbollit e 40-vjeçarit që pushtoi Europën...

Është ora për t’i thënë mjaft futbollit të luajtur për Didier Drogba që, në moshën 40 vjeçare ka vendosur të varë këpucët në gozhdë. Simboli i Bregut të Fildishtë, me të cilin numëron 105 paraqitje dhe mban rekordin e 65 golave, ka veshur gjithashtu fanellat e Levallois, Le Mans, Guingamp dhe Marseille para se të bashkohej me Chelsea, klub me të cilin arriti kulmin e karrierës duke ngritur trofeun e Ligës së Kampionëve në sezonin 2011-12.

Pas hapave të tij të parë me të rinjtë e Levallois dhe Le Mans, është Guingamp klubi që i dha mundësinë të debutonte në Ligue 1, ku luajti vetëm dy sezone para se ta blinte Chelsea. Ishte pikërisht José Mourinho, i cili sapo kishte ardhur në Angli, që “vuri bast” mbi lojtarin nga Bregu i Fildishtë të Marseille, sulmues i cili nuk tradhtoi pritshmëritë e Special One.

Rekordmen në Europë me fanellën e Bluve, plot 35 gola, Drogba ka shënuar më shumë se 300 gola në karrierën e tij të gjatë, i fundit në natën e 4 nëntorit kundër Orange County: gjithmonë vendimtar Didì, goli i tij në minutën e 73’ i dhuroi kualifikimin në finalen e playoff Phoenix-it. Sfida e fundit, ajo e mbrëmjes së kaluar kundër Louisville, me siguri nuk do të jetë një kujtim i bukur për shkak të rezultatit, por kur hedh shikim pas janë të shumta netët magjike në kujtesën e sulmuesit të lindur në vitin '78. Mbi të gjitha, mbrëmja e paharrueshme e 19 majit 2012 në finalen e Ligës së Kampionëve kundër Bayern Munich ndaj të cilit fitoi 5-4 me penallti. Një gol i lojtarit nga Bregu i Fildishtë në minutën e 88’ i lejoi Blueve të shkojnë në shtesë, dhe sërish Drogba mori përgjegjësinë e shpresave të anglezëve për t’u pozicionuar në pikën e bardhë të 11-metërshit nga ku ndëshkoi Neuer.

Shangai Shenhua, Galatasaray, Montreal Impact dhe Phoenix janë klubet e fundit të karrierës së lavdishme të ish-kapitenit të Bregut të Fildishtë. Në palmaresin e tij rreshtohen 4 Premier Ligë, 3 Kupat të Ligës, 2 Community Shield, 4 Fa Cup dhe 1 Champions me fanellën Chelsea, një kampionat turk, një Kupë, një Superkupë të Turqisë me Galatasaray. Pas 627 paraqitjeve dhe 372 golave është koha për të lënë futbollin e luajtur për Didier, që tashmë është gati të nisë një aventurë të re.

Të këshilluara

Video/ Milan barazon me fat

Milan barazon në Spanjë, në ndeshjen e Europa League kundër Betis. Një ndeshj që nuk dukej se po shkonte mirë për kuqezinjtë, por Suso ka vendosur sërisht ekuil...

22:26

Video/ Betis në avantazh ndaj Milan

Në ndeshjen e Europa League në Sevilla, Betis ka shënuar i pari përballë Milan. Giovani Lo Celso ka kaluar andaluzianët në avantazh në minutën e 12, duke thyer ...

21:37

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

INVESTIGIMI/ Ku u strehua për 3 muaj Ergys Agasi

I akuzuari kyç i aferës së AKSHI, Ergys Agasi qëndroi për tetë muaj në arrati në një godinë në Shkozet të Durrësit, nën mbrojtjen e një organizate kriminale. Edhe pse informacionet për vendodhjen e tij nuk munguan, u desh një rotacion në krye të Policisë së Shtetit për të bërë të mundur arrestimin.

13:35

Me sytë katër

PAPARAZZI