Flash

Juventus pa tifozë në San Siro: ultrasit bojkotojnë ndeshjen për çmimin e lartë të biletave

Lapsi.al 9 November 2018
Juventus pa tifozë në San Siro: ultrasit bojkotojnë ndeshjen

Dy parrulla të mëdha janë ekspozuar jashtë stadiumit të Milanos, San Siro, mënyra e gjetur nga ultras të Juventus për të shprehur pakënaqësinë për cmimin e lartë të biletave të sektorit mik për ndeshjen e të dielës së mbrëmje kundër Milan.

75 euro është çmimi i vendosur nga shoqëria kuqezi për unazën e tretë të gjelbër, një shifër e konsideruar e ekzagjeruar nga eksponentët e tifozerisë së organizuar bardhezi, të cilët kishin lajmëruar që më parë bojkotimin e ndeshjes. Grupimi më i famshëm i tifos bardhezi "Drughi" kanë vendosur jashtë San Siro dy banderola: "75 motive të mira për të mos ndjekur ndeshjen me pëllumbat!" e "Milan-Juve, rriti cmimet sa më ska e rregullo bilancet!".

Por në lidhje me cmimet e larta të biletave, La Repubblica në Itali ka publikuar një sondazh në të cilën ka bërë bilancin e situatës. Efekti Ronaldo është ndjerë në Stadium, me një përfitim të pëlqyeshëm të Juventus prej rreth dy milion euro në muaj. Paradoksi është se: ka shumë më pak mungesa absolute në stadiumin bardhezi, në vecanti për shkak të cmimeve të larta në sektorin mik (rrallë nën 50 euro) që provokon një prani të vogël të tifozëve të skuadrave që sfidojnë Juventus.

Kështu, me më pak prezenca absolute, Juventus përfiton më shumë. Biletat rriten frikshëm (kur luan Juve) jo vetëm në Torino. Një rast që shpjegon fenomenin: në Dacia Arena të Udines biletat në kthesa kushtojnë mesatarisht 25 euro, kundër Juventus janë shitur për 60 euro. Me Sampdorian tribuna anësore kushtonte 35, kundër Juventus 105.

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

INVESTIGIMI/ Ku u strehua për 3 muaj Ergys Agasi

I akuzuari kyç i aferës së AKSHI, Ergys Agasi qëndroi për tetë muaj në arrati në një godinë në Shkozet të Durrësit, nën mbrojtjen e një organizate kriminale. Edhe pse informacionet për vendodhjen e tij nuk munguan, u desh një rotacion në krye të Policisë së Shtetit për të bërë të mundur arrestimin.

13:35

Me sytë katër

PAPARAZZI