Flash

Invazioni i fushës: Disiplina dënon “butë” Tiranën, edhe më pak se për koret fyese të tifozëve të Flamurtarit

Lapsi.al 9 November 2018
Invazioni i fushës: Disiplina dënon “butë”

Ngjarjet e shëmtuara në fundin e takimit në Selman Stërmasi, në ndeshjen mes Tiranës e Kukësit, ku tifozët kaluan barrierën dhe thyen rezistencën e forcave të sigurisë i kanë kushtuar Tiranës dy ndeshje pa tifozë. Komisioni i Disiplinës është kthyer tek dënimi i preferuar, atë të stadiumeve bosh. Ndoshta këtë herë ishte vendimi më i drejtë për tu marrë, në kohën kur ka mungesë alternativash dhe nuk mund të penalizojë individët fajtorë për invazionin e fushës.

Dy ndeshje pa tifozë për dështimin në përmbushjen e përgjegjësive dhe për sjellje të gabuar të spektatorëve të cilët u futën brenda pjesës së rrethuar të fushës duke shkaktuar akte dhune ndaj lojtarëve. Ky është përcaktimi i Disiplinës, që kështu bëhet aq e butë, sa Tirana edhe mund të mos e apelojë fare dënimin. Dy ndeshje e më tepër Komisioni i Disiplinës i ka dhënë edhe për banderola të shfaqura, apo për shishe plastike uji të hedhura në fushë, pa përmendur Flamurtarin që u dënua katër ndeshje pa tifozë sepse ofendoi presidentin e FSHF-së Armand Duka.

Tirana vetëm një ndeshje më parë, ishte penalizuar me mbylljen e sektorit të ultrasve, pas banderolës ofensive për presidentin Refik Halili në ndeshjen e luajtur në Tofik Jashari në Shijak kundër Teutës.

Vendimi i Komisionit të Disiplinës së FSHF datë 09.11.2018

1. KF “Tirana”, për dështimin në përmbushjen e përgjegjësive, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke u futur brenda pjesës së rrethuar të fushës dhe duke shkaktuar akte dhune ndaj lojtarëve, në bazë të Nenit 66/3/a të KDS, dënohet me zhvillimin e 2(dy) ndeshjeve pa spektatorë në stadiumin përkatës.

2. Lojtari i FK “Tërbuni”, Denis Taku, për sjellje të keqe ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

3. Lojtari i KF “Devolli”, Ardit Jaupaj, për provokim të publikut dhe sjellje të keqe ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 53/1 dhe 49/1/a të KDS, dënohet me 6 (gjashte) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

4. KF “Delvina”,për sjellje të gabuar të tifozëve, në bazë të nenit 13/1 të KDS paralajmërohet se në rast përsëritje të sjellje të tilla do të jetë subjekt i ndëshkimeve që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive.

5. Lojtari i SHS “Përmeti” Xhuljo Mamushi për sjellje të gabuar ndaj kundërshtareve të ndeshjes dhe për ofendime ndaj zyrtarëve të ndeshjes në bazë të neneve 48/1/d ,49/1/a dënohet me 4 (katër)ndeshje pezullim nga aktiviteti.

6. Lojtari i FK“Kamza” U-19, Albjon Alimema, për sjellje të gabuar ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 48/1/d të KDS, dënohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti

7. Lojtari i “Shkendija” T.B U-19, Bashkim Koleci, për sjellje te gabuar ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 48/1/e të KDS, dënohet me 5(pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

8. Lojtari i “Term FC” U-19 Gentjan Noka për sjellje të gabuar ndaj ekipit kundërshtar në bazë të nenit 48/1/d të KDS dënohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktivitetet futbollistike.

9. Zyrtari i KF “BRIANS” U-17,Aldi Shyti, për protesta ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 56/1/a të KDS, dënohet me 2(dy)ndeshje pezullim nga aktiviteti.

10. FC “Bylis” U-17,për mosparaqitje në ndeshje në bazë të nenit 55/1 të KDS, dënohet me humbjen e ndeshjes në tavolinë me rezultatin 3-0 (tre me zero).

11. Lojtari i FK “Tomori” U-17,Remino Nazeraj, për sjellje të keqe ndaj zyrtareve të ndeshjes ,në bazë të nenit 49/1/a të KDS, dënohet me 4(katër)ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Të këshilluara

Video/ Milan barazon me fat

Milan barazon në Spanjë, në ndeshjen e Europa League kundër Betis. Një ndeshj që nuk dukej se po shkonte mirë për kuqezinjtë, por Suso ka vendosur sërisht ekuil...

22:26

Video/ Betis në avantazh ndaj Milan

Në ndeshjen e Europa League në Sevilla, Betis ka shënuar i pari përballë Milan. Giovani Lo Celso ka kaluar andaluzianët në avantazh në minutën e 12, duke thyer ...

21:37

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

INVESTIGIMI/ Ku u strehua për 3 muaj Ergys Agasi

I akuzuari kyç i aferës së AKSHI, Ergys Agasi qëndroi për tetë muaj në arrati në një godinë në Shkozet të Durrësit, nën mbrojtjen e një organizate kriminale. Edhe pse informacionet për vendodhjen e tij nuk munguan, u desh një rotacion në krye të Policisë së Shtetit për të bërë të mundur arrestimin.

13:35

Me sytë katër

PAPARAZZI