Flash

Greqia ndryshon qëndrim për Kacifas, parlamenti nderon ekstremistin me 1 minutë heshtje

Lapsi.al 9 November 2018
Greqia ndryshon qëndrim për Kacifas, parlamenti nderon ekstremistin me

Ajo që ishte refuzuar disa ditë më parë, ndodhi sot. Parlamenti grek ka mbajtur 1 minutë heshtje në kujtim të ekstremistit Kostandinos Kacifas, i cili u vra gjatë shkëmbimit të zjarrit me forcat RENEA. Ky akt nderimi për të është bërë me propozim të kryetarit të parlamentit, Nikitas Kaklamanis.

“Ne shprehim simpatinë tonë të palëkundur ndaj familjes së Epiroit Konstantinos Katsifas dhe dënimit të çuditshëm të policisë shqiptare në Bularat. Unë kërkoj miratimin e Parlamentit, sepse nuk parashikohet në Rregulloren e Punës, të mbajë një minutë heshtje”, tha Nikitas Kaklamanis, duke hapur seancën plenare të sotme.

Një minutë heshtje ishte refuzuar disa ditë më parë kur u kërkua nga deputetë të Agimit të Artë. Nuk dihet se çfarë ka ndryshuar në qëndrim kësaj here. Por me siguri që partia në pushtet, SYRIZA i druhet faktit se kjo ngjarje po përdoret nga opozita për qëllime elektorale. Kujtojmë që në verë të këtij viti do të mbahen zgjedhjet parlamentare në Greqi. Partia opozitare Demokracia e Re kryeson në sondazhe.

©LAPSI.al

Të këshilluara

Ky është zyrtari i vrarë në Vlorë

Një vrasje ka ndodhur sot në Vlorë. Viktima është 64-vjeçari Fatmir Hodo, me detyrë kreu i njësisë administrative të Kotës në Bashkinë Selenicë. Pak pas ngjarje...

15:35

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI