Flash

Zbulohet raporti "konfidencial"/ Kush i nxiti protestat në Shqipëri

Një raport i shpërndarë nga qeveria shqiptare dhe i përpiluar nga kompania amerikane Blackbird AI - i cili hartëzon narrativat kundër projektit të Jared Kushner në Zvërnec dhe amplifikimin e tyre në rrjetet sociale, arrin në përfundimin se pakënaqësitë që ushqejnë protestën popullore kundër establishmentit janë të sinqerta.

18:28

Eksperti gjerman: Situata ekonomike në Shqipëri, katastrofë

Lapsi.al 9 November 2018
Eksperti gjerman: Situata ekonomike në Shqipëri, katastrofë

Martin Henze, një nga zërat më të rëndësishëm të ekonomisë gjermane, situatën ekonomike në Shqipëri, e quajti katastrofale. Gjatë një diskutimi për ekonominë në selinë e PD-së, Henze që mban detyrën e Kryetarit të Komisionit për Transportin në Këshillin Ekonomik të CDU-së tha se situata në Shqipëri është e vështirë.

“Borxhi ekonomik është shumë i lartë, popullsia po reduktohet dhe pjesa më inteligjente e shqiptarëve po kërkon azil, arratia nga zona rurale është një tjetër problem që po prek Shqipërinë, infrastruktuar është plot mangësi, gjendja me titujt e pronësisë është katastrofale dhe siguria e tyre është jetike për ata që duan të investojnë e të blejnë prona në Shqipëri.”

Henze ngriti si shqetësim nismat favorizuese për Kinën dhe Turqinë të disa vendeve të Ballkanit, përfshirë edhe Shqipërinë

“Nisma 16+1 është një marrëveshje jo e mirë për Shqipërinë. Ju duhet të sqaroni ç’do të bëni: do të bëheni pjesë e BE-së apo të ndërmerrni një aleancë strategjike me konkurrentin tonë, Kinën? Nëse e kuptova mirë zotin Basha, të gjithë në Shqipëri thonë se duam të anëtarësohemi në BE. Është si në martesë, s’mund të kesh dy burra apo dy gra.

Natyrisht mund të besh biznes edhe me Kinën, por s’mund të negociosh elementët nevralgjikë të ekonomisë, si portet, aeroportet, energjinë, furnizimi me ujë. Ne në Gjermani bëjmë shumë kujdes që këtë infrastrukturë të mos u jepet kompanive aziatike. Edhe ju në Shqipëri duhet të bëni shumë kujdes”, - u shpreh Henze, i cili mori si shembull sektorin e naftës.

“Pse rezervat e naftës, për shfrytëzimin e të cilave mund t’ju ndihmojnë shumë firma evropiane, në Shqipëri nuk është treguar një kujdes i tillë. Në Portin e Durrësit ka pasur interes nga ana e kinezëve dhe nuk e kuptoj vërtet këtë mungesë të largpamësisë në Shqipëri. Kam pasur mundësi të bëj biseda me përfaqësues të ndryshëm në BE që kanë shumë përvojë në infrastrukturën portuale, që do të angazhoheshin me shumë dëshirë në Shqipëri” - theksoi ekonomisti gjerman.

Martin Henze vuri në dukje se Shqipëria është paralajmëruar nga partnerët në BE dhe SHBA për të mos ua dhënë portet dhe aeroportet me koncesion apo për shitje kompanive kineze dhe turke.

“Tjetër gjë është të bësh biznes me ata që Bashkimi Europian i konsideron konkurrentë strategjikë, por jo në fushën e infrastrukturës”, - tha ai.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohet raporti "konfidencial"/ Kush i nxiti protestat në Shqipëri

Një raport i shpërndarë nga qeveria shqiptare dhe i përpiluar nga kompania amerikane Blackbird AI - i cili hartëzon narrativat kundër projektit të Jared Kushner në Zvërnec dhe amplifikimin e tyre në rrjetet sociale, arrin në përfundimin se pakënaqësitë që ushqejnë protestën popullore kundër establishmentit janë të sinqerta.

18:28

Me sytë katër

PAPARAZZI