Flash

Edhe BE i 'tërheq veshin' Shqipërisë: Vendi duhet të ketë një ministri të Brendshme funksionale

Lapsi.al 9 November 2018
Edhe BE i 'tërheq veshin' Shqipërisë: Vendi duhet

Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein deklaroi se BE do që Shqipëria të ketë një ministri të Brendshme funksionale.

Në një konferencë për shtyp, Fleckenstein tha se nuk është në dijeni të arsyeve pse Presidenti Ilir Meta nuk e dekreton Sandër Lleshin si ministër të Brendshëm. Knut Fleckenstein tha se shpreson që të gjendjet në zgjidhje për këtë çështje. “Nuk do të guxoja të mbaja anë këtu…por kemi një interes të përbashkët. Shqipëria dhe BE. Që të kemi një ministri të Brendshme që të jetë funksional. Dhe kur themi funksionale them ministri. Presidenti Nuk ishte i bindur plotësisht dhe sot dëgjova se qeveria do t’ja japë të njëjtin propozim sërish. Se di çfarë arsyesh ka presidenti. Nuk e di se cila është gjëja e mirë apo jo. I njoh këto politikanë dhe shpresoj se do të ketë një zgjidhej për këtë çështje”, - u shpreh Fleckenstein. Një reagim i tillë i ngjashëm erdhi edhe nga ambasada amerikane një ditë më parë. Sipas amerikanëve, Shqipëria duhet të ketë një ministri të Brendshme funksionale. ©Lapsi.al 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI