Flash

E kishte mundur dy herë në dy vitet e fundit Tschopp, në Uzbekistan Kelmendi merr medaljen e artë

Lapsi.al 9 November 2018
E kishte mundur dy herë në dy vitet e fundit Tschopp, në

Kampionia Olimpike e Kosovës, Majlinda Kelmendi, nuk zhgënjen pritshmëritë dhe në peshën 52 kg, fiton medaljen e artë në garën Grand Prix në Tashkent të Uzbekistanit. Xhudistja kosovare dominoi në finale në përballje me zviceranen Evelyne Tschopp, por praktikisht ishte një ndeshje që "e arta" e Kosovës e dinte se do ta fitonte.

Në dy vitet e fundit, fati e kishte sjellë gjithnjë zviceranen Evelyne Tschopp përballë Majlinda Kelmendit, por bëri gjithashtu që në finalen e Uzbekistanit kosovarja të kishte me tëpër besim tek vetja. Vetëm 25 sekonda iu deshën xhudistes nga Kosova për të mundur Tschopp në 7 gushtin e vitit 2016.

Pak më e vështirë, por gjithësesi me të njëjtin përfundim ishte edhe gara e një viti më pas: 29 gusht 2017, kur në raundin e dytë Kelmendi, në kategorinë deri në 52 kilogram, mposhti përsëri zviceranen Tschopp.

Pas medaljes së argjendtë në Grand Slam në Abu Dhabi, tani Kelmendi rrëmbeu të artën, duke triumfon me "ippon", apo një minutë e 52 sekonda para kohe. Kosovarja ka marrë gjithashtu 700 pikë në kategorinë 52 kg, që janë tepër të rëndësishme për të marrë pjesë në Lojërat Olimpike në Tokio të vitit 2020.

Majlinda Kelmendi fillimisht eliminoi Madelene Rubinstein nga Norvegjia, pastaj në çerekfinale ka qenë superiore ndaj hungarezes Reka Pupp dhe në gjysmëfinale shtriu me shpatulla në tokë Ana Box Perez të Spanjës.

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

INVESTIGIMI/ Ku u strehua për 3 muaj Ergys Agasi

I akuzuari kyç i aferës së AKSHI, Ergys Agasi qëndroi për tetë muaj në arrati në një godinë në Shkozet të Durrësit, nën mbrojtjen e një organizate kriminale. Edhe pse informacionet për vendodhjen e tij nuk munguan, u desh një rotacion në krye të Policisë së Shtetit për të bërë të mundur arrestimin.

13:35

Me sytë katër

PAPARAZZI