Flash

Çifti i prokurorëve Gashi-Gina fitojnë në Apel përballjen me Arta Markun

Lapsi.al 9 November 2018
Çifti i prokurorëve Gashi-Gina fitojnë në Apel

Gjykata Administrative e Apelit ka rrëzuar vendimin e prokurores së përgjithshme të përkohshme, Arta Marku për pezullimin nga detyra të çiftit të prokurorëve Rovena Gashi dhe Dritan Gina.

Gjykata rrëzoi urdhrin e pezullimit nga detyra, duke argumentuar se urdhri ishte në kundërshtim me ligjin. Pasi këtij vendimi, në detyrë duhet të kthehet vetëm Dritan Gina, pasi bashkëshortja e tij, Rovena Gashi u shkarkua nga Vetting-u.

Pezullimi ndaj çiftit të prokurorëve është bërë më 14 maj të këtij viti, për shkak se prokuroria e Durrësit ka ngritur akuzë dhe ka marrë në cilësinë e të pandehurit si Rovena Gashin ashtu dhe Dritan Ginën për refuzim dhe deklarim të rremë të të ardhurave.

"Pezullimi i z.Gina u vendos pasi Kryeprokurorja u njoh me informacionin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Durrës në lidhje me ngritjen e akuzës dhe marrjen në cilësinë e të pandehurit të shtetasit Dritan Gina për veprën penale: Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim, në formën e deklarimit të rremë, parashikuar nga neni 257/a-2 i Kodit Penal. Prokurori Gina do të jetë i pezulluar deri në përfundim të hetimeve ose gjykimit të procedimit penal të regjistruar pranë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Durrës", njofton prokuroria.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI