Flash

Bularati/ Ditmir Bushati: Të mos biem në kurthin e ekstremistëve grekë

Lapsi.al 9 November 2018
Bularati/ Ditmir Bushati: Të mos biem në kurthin e ekstremistëve

Pas thirrjeve nacionaliste ditën e djeshme në Bularat, gjatë ceremonisë mortore të Kostandonos Kaçifas, ministri i Jashtëm Ditmir Bushati deklaroi se nuk duhet të bihet në kurthin e ekstremistëve grekë, si dhe dihet përgjigja që merr nëse qëllon mbi policinë.

“Besoj se nga pikëpamja e detyrave shtetërore ne i kemi kryer ato detyra një më një dhe për incidentin fatkeq në Bularat. Shpresoj shumë që prokuroria, policia, organet hetimore ta thonë fjalën e tyre me profesionalizëm dhe ne ti krijojmë mundësi që ata të shprehen me profesionalizëm për çka ka ndodhur në Bularat, për rrethanat e humbjes së jetës. Një gjë e dimë të gjithë që po vure dorën mbi polici, kudo qofsh nga demokracitë më të zhvilluara, vendet më problematike, dihet se cili duhet të jetë reagimi dhe përgjigja e forcave të rendit. Së dyti, nëse i referohemi ngjarjes së djeshme ku pamë një shpërfaqje të një ekstremizmi dhe parullave të cilat në thelb dëmtojnë miqësinë mes vendeve tona, mes Shqipërisë dhe Greqisë. Dhe në këtë pikë mund të them që shpresoj që policia, forcat e rendit të bëjnë punën e tyre me seriozitetin maksimal dhe të gjithë ata njerëz të cilët kanë konsumuar akte të kundraligjshme të ndiqet rruga ligjore. Detyra jonë është që të mos biem në kurthin që identifikojmë një grup ekstremistësh me popullin grek, i cili në ditë të vështira dhe në ditë të lumtura ka qenë aty krah për krah me ne”, - u shpreh Bushati në një takim në Pukë.

Rreth dy javë më parë në Bularat, humbi jetën Konstandinos Kacifas si rezultat i konfrontimit me policinë. Ngjarja u pasua me thirrje raciste nacionaliste dhe antishqiptare nga segmente të caktuara. Për këtë çështje MEPJ ka thirrur dy herë ambasadoren e Greqisë në Tiranë, Eleni Surani, të cilës i ka kërkuar sqarime në lidhje me reagimet pas ngjarjes.

Të këshilluara

Përplasen 3 makina në Berat, 3 të plagosur

Tre persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti rrugor në rrugën Berat-Poshnje, pranë fshatit Moravë. Policia thotë se në aksident u përfshinë ...

13:39

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI