Flash

Berisha thirrje policisë: Mos zbatoni urdhrat e një mercenari, Lleshi nuk është ministër

Lapsi.al 9 November 2018
Berisha thirrje policisë: Mos zbatoni urdhrat e një mercenari, Lleshi

Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se përplasja Rama – Meta është një lojë e rrezikshme duke sfiduar Kushtetutën. Në një intervistë për abcnews, ai shprehet se kryeministri është duke realizuar një grusht shteti brenda shtetit me shpërbërjen e Gjykatës Kushtetuese. Sipas Berishës, Presidenti nuk është honorifik dhe se ai në rolin e Komandantit të Forcave të Armatosura nuk mund të sfidohet nga një gjeneral që nuk pranon t’i shkojë në takim.

“Ai që mendon që Presidenti është honorifik nuk merr vesh. Presidenti duhet të krijojë bindjen e tij. Me thirrjen e Lleshit ai hoqi nga vetja çdo detyrim për shpjegim”.

Problemet e propozimit të Lleshit për Ministër të Brendshëm janë minimalisht dy sipas Berishës.

“Ky është një akt puçist sepse Sandër Lleshi është emëruar në kundërshtim flagrant me Kushtetutën në pozicionin që mban. Në emërimin e tij kanë thyer kushtetuta, është thyer ligji organik i Këshillit të Ministrave, i cili përcakton çfarë ndodh kur nuk ka ministër. Ky ligj funksionin në bazë të Kodit të procedurave administrative që nuk parashikon zëvendësim, por delegim.

Të drejtën e delegimit të kompetencave e kishte vetëm Fatmir Xhafa dhe detyrat që do t’i caktonte. Kompetencat Kushtetuese përveçse Kushtetutës nuk mund t’i delegojë askush tjetër dhe se zv.ministri nuk ka të drejtë të firmosë asnjë akt qeveritar. U bëj thirrje forcave të rendit të mos zbatojnë asnjë urdhër antiligjor, antikushtetues të një mercenari që është një skllav i Edi Ramës, që përdhos Kushtetutën dhe ligjet e vendit” – tha Berisha. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI