Flash

Basha mbështet protestën tek Unaza e Re: Jam i tronditur, banorëve iu ushtrohet terror

Lapsi.al 9 November 2018
Basha mbështet protestën tek Unaza e Re: Jam i tronditur,

Lulzim Basha u shpreh për mediat pas takimit me banorët e Unazës së Re që do tu prishen shtëpitë, se ndaj tyre po ushtrohet terror psikologjik.

Sipas kreut të opozitës, banorët nuk janë lajmëruar për shembjen.

Sipas Bashës, Edi Rama dhe Erion Veliaj duan të pastrojnë paratë e drogës me paratë shumëkatëshe.

"Te jeni të sigurtë se ajo që kam dëgjuar brenda është edhe më tronditëse se ajo që panë shqiptarët. Ka një detaj pak ndryshe: nuk ka ligj për shembjen e këtyre shtëpive, por u kanë çuar një njoftim dhe u kanë vënë kryqin me bojë tek dera. 

Nuk ka asnjë njoftim që këtyre familjeve t’u jepet kohë, të gjithë janë në gjendje terrori psikologjik. Ikni se do t’u shembim shtëpitë!

Kjo është gjendja ku ka rënë shteti shqiptar, ku asgjë nuk respektohet.

Pse? Se Rama dhe Veliajn kanë një projekt që të pastrojnë paratë e drogës dhe të ndërtojnë shumëkatëshe në këtë zonë." - u shpreh Basha.

Sipas kryedemokratit, Rama dhe Veliaj duan t'i largojnë njerëzit pa i dëmshpërblyer dhe duan të pasurojnë një grusht oligarkësh.

"Duan t’i largojnë këta njerëz pa u dhënë asgjë dëmshpërblim për të pasuruar një grusht loligarkësh. E kam paralajëmruar sa e rrezikshme është kjo aferë. Ajo që nisi me Teatrin Kombëtar, do të përfundojë në pragjet e shtëpisë. Ja ku është ajo që kemi paralajmëruar. Mbështesni me protestën tuaj të drejtën e këtyre familjarëve. Mbroni veten tuaj kundër kësja të keqeje që po ndodh këtu!" 

Të këshilluara

Përplasen 3 makina në Berat, 3 të plagosur

Tre persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti rrugor në rrugën Berat-Poshnje, pranë fshatit Moravë. Policia thotë se në aksident u përfshinë ...

13:39

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI