Flash

U kapën me 3 pistoleta gjykata liron 3 vëllezërit Sallaku

Lapsi.al 8 November 2018
U kapën me 3 pistoleta gjykata liron 3 vëllezërit Sallaku

Pas një aksioni të zhvilluar nga policia italiane gjatë ditës së djeshme u arrestuan 22 persona, mes tyre edhe biznesmeni shqiptar, Gëzim Sallaku si dhe tre vëllezërit e tij. Këta të fundit u akuzuan për armëmbajtjen pa leje, ndërsa gjatë kontrolleve u gjetën 3 pistoleta në një garazh, i cili ishte në pronësi të vëllezërve shqiptarë.

Gjykata italiane ka liruar biznesmenin dhe pronarin e klubit “Darfio” si dhe dy vëllezërit e tjerë, ndërsa i treti vijon të mbahet në burg, ku ndaj tij rëndojnë akuzat për trafik droge në Itali. Lajmi raportohet nga mediat lokale në Itali, të cilat nuk japin detaje se përse gjykata ka dalë në këtë përfundim.

Kujtojmë se kohë më parë drejtësia italiane ka hetuar Sallakun për evazion fiskal si dhe fshehje të ardhurash, por në fund vendosi t’i rikthejë 13 milionë dollarë të cilat ia sekuestroi me dyshimet e mësipërme.

Të këshilluara

NATO: Nuk jemi kundër ushtrisë së Kosovës

Një zyrtar i lartë i NATO-s, në një konferencë në Beograd tha se NATO nuk është kundër ushtrisë së Kosovës. Sputnik raporton se Robert Pszczel nga Divizioni ...

15:41

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI