Flash

Të paktën 6 vetë morën pjesë në atentatin mafioz të Durrësit

Lapsi.al 8 November 2018
Të paktën 6 vetë morën pjesë në atentatin mafioz

Të paktën gjashtë persona mendohet se kanë marrë pjesë në atentatin mafioz ku u vra 39-vjecari Edison Harizaj, i njohur si padrino i Vlorës bashkë me mikun e tij Genci Çaçi.

Hetuesit dyshojnë se Harizaj është mbajtur në vëzhgim në Tiranë mbrëmjen e të martës, (6 nentor) dhe në momentin që u nis drejt Durrësit në makinën tip Audi A8 së bashku me Genci Çaçi, autorët janë vënë në ndjekje të objektivit duke ecur pas tyre në distancë të afërt me një automjet ende të pa identifikuar.

Ndërkohë persona te tjerë dyshohet se e prisnin makinën ku ndodhej Edison Harizaj pikërisht në vendin e atentatit ku ishte zgjedhur një zonë pa ndriçim dhe pa asnjë kamera sigurie.

Në momentin kur makina e Harizajt u afrua pranë Urës së Plepave, autorët kanë lëvizur kundravajtje dhe i kanë dalë përpara duke i zënë rrugën.

39-vjeçari nga Vlora, i cili ndodhej në drejtimin e mjetit ka tentuar të shmangë makinen përballë dhe ka hyrë në një rrugë dytësore ku ishin vendosur ekzekutorët të armatosur me armë të rënda.

Në këtë moment Harizaj dhe miku i tij janë përballur me breshëri automatiku për disa minuta ndërsa makina tip Audi A8 është bërë shoshë nga plumbat.

Sipas hetuesve, në ngjarje janë përdorur dy armë të cilat kanë kryer goditje mbi automjetin e viktimave me mbi 50-55 predha.

Sipas kqyrjes së mjekëve ligjorë, Harizaj që ndodhej në timon, mori katër plumba duke ndërruar jetë menjeherë.

Ndersa Çaçi ka pësuar gjashtë goditje, por arriti të mbijetonte deri rreth 20 orë pas atentatit kur humbi jetën mbrëmjen e të mërkurës në spitalin ushtarak.

Policitë e Durrësit, Vlorës dhe Tiranës kane shoqeruar mbi 25 persona, por pasi janë marrë në pyetje ata jenë lënë sërish të lirë dhe momentalisht policia nuk ka ndaluar ndonjë person të dyshuar për këtë atentat mafioz që tronditi Durrësin mesnatën e të martës.

Të këshilluara

NATO: Nuk jemi kundër ushtrisë së Kosovës

Një zyrtar i lartë i NATO-s, në një konferencë në Beograd tha se NATO nuk është kundër ushtrisë së Kosovës. Sputnik raporton se Robert Pszczel nga Divizioni ...

15:41

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI