Flash

Takim i tensionuar mes Thaçit dhe Vuçiçit në Bruksel

Lapsi.al 8 November 2018
Takim i tensionuar mes Thaçit dhe Vuçiçit në Bruksel

Ka përfunduar në Bruksel takimi trepalësh mes Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ho,logut të tij serb, Aleksandar Vuçiç dhe përfaqësueses së lartë të Bashkimit Europian për Punë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini. Pas daljes nga takimi, Thaçi u shpreh se askush nuk ka arsye të frikësohet në ballafaqimin me Serbinë duke treguar se takimi pati edhe momente tensioni.

“Diskursi ishte agresiv dhe arrogant nga Serbia dhe Vuçiç ndërsa diskursi ynë ishte i argumenteve dhe i anës së drejtë për arritjen e një marrëveshje të balancuar që do të nënkuptonte njohjen reciproke dhe hyrjen në OKB dhe zëvendësimin e rezolutës 12/44’, - u shpreh Thaçi.

Ai tha se takimi i radhës do të mbahet se shpejti teksa shpreson në arritjen e një marrëveshjeje finale.

“Mbes me shpresë se me një përfaqësim me bazë edhe më të gjerë politike Kosova si edhe më herët do të ja dalë edhe kësaj radhe”, - theksoi Thaçi.

Presidenti i Kosovës ka kërkuar unitet politik sa i përket dialogut me Serbinë.

“Mbetet të shihet në të ardhmen se si do të lëvizin gjërat. Është një sfidë jo e lehtë me gjithë këtë aparaturë të Serbisë të ballafaqohemi këtu dhe në vendet tjera. Për këtë arsye mendoj se është me interes që e gjithë skena politike kosovare të merr guximin, energjinë, vendosmërinë që të vijnë këtu të ballafaqohemi të gjithë dhe që të shënojmë progres në mënyrë që të jetë një proces i një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe e pranueshme”, - tha Thaçi ndërsa Vuçiç nuk ka pranuar që të flasë për mediat.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI