Flash

Rama gallatë me Majkon: Në foto me Metën si Moisi Golemi brenda në kështjellë

Lapsi.al 8 November 2018
Rama gallatë me Majkon: Në foto me Metën si Moisi Golemi brenda

Kryeministri Edi Rama, nuk i ka kursyer batutat për Pandi Majkon në intervistën e dhënë mbrëmjen e së enjtes në “Real Story”. Në fund të intervistës, u shfar në ekran një foton e Presidentit Ilir Meta me deputetin Luan Rama dhe ministrin e Diasporës, Pandeli Majko. I pyetur nëse e shihte si provokim që Meta mori me vete Majkon gjatë vizitës në Kalabri, Rama tha ai kishte dhënë pëlqimin për këtë udhëtim.

“Është e vërtetë që Meta ju tha se nëse do kishit sjellë Pandeli Mjakon në vend të Sandër Lleshit, do e kisha pranuar dekretin? Se është një farë provokimi me fotot e publikuara”, pyeti Balla.

“Jo s’është fare provokim… madje Majko më tha që duhej të shkonte në këtë vizitë me Presidentin, dhe më pyeti se çfarë mendoj. I thashë si mund ta vesh në diskutim këtë gjë, që natyrisht të shkonte, tek arbëreshët. Unë i dua të mirën vendit dhe procesit dhe natyrisht dhe presidentit”, - tha Rama.

“Për batutë, e di që Pandi mund të mërzitet më këtë që po them tani, por në këtë foto ai duket se Hamza Kastrioti…”, - shtoi Balla.

“Kush është Hamzai, Luan Rama? Se Pandi nuk ka shanse. Pandi është Moisi Golemi në këtë rast, ai është brenda në kështjellë ndërsa unë luftoj përreth”, - u shpreh Rama. Sa për histori Moisi Golemi ishte princ i Dibrës dhe nip i princit legjendar Gjergj Aranitit, një ndër komandantët kryesorë të Skënderbeut. Ai luftoi përkrah Skënderbeut, me një guxim kokëkrisur që do e paguante me jetë.

Ndërsa Hamza Kastrioti ishte nipi dhe bashkëpunëtori më i ngushtë i Skënderbeut, i cili e humbi shpresën për t’i zënë vendin ungjit të vet kur këtij i lindi djali trashëgimtar, kaloi në anën e sulltanit. Ai udhëhoqi trupat në mbështetje të osmanëve kundër Skënderbeut në 1457.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI