Flash

Historia e atentateve mafioze në Shqipëri sa herë ka ndeshje futbolli

Lapsi.al 8 November 2018
Historia e atentateve mafioze në Shqipëri sa herë ka ndeshje

Mbrëmjen e së martës së 6 nëntorit vëmendja ishte përqendruar në ekranet e TV-ve në shumicën e lokaleve apo bareve. Luhej Inter – Barcelona në fazën e grupeve të Champions League dhe një sfidë e tillë nuk mund të të bënte indiferent edhe nëse nuk je tifoz i këtyre dy skuadrave.

[caption id="attachment_358018" align="alignnone" width="723"] Edison Harizaj[/caption]

Por një grup i vogël, pikërisht në ato momente ishin duke realizuar një atentat tipik mafioz. Shënjestra ishte Edison Harizaj, një emër i njohur i botës së nëndheshme të krimit në Vlorë, por edhe më gjerë. 39-vjeçari u qëllua për vdekje rreth orës 22.10 në vendin që njihet si “Rruga e kanalit” në Durrës në një atentat të mirëorganizuar. Pak orë më pas ndërroi jetë në spital edhe miku iu tij Genci Caca.

Por ky atentat i vënë në zbatim gjatë kohës që luhej një ndeshje e rëndësishme futbolli duket se nuk është dhe aq rastësi. Nëse bën një vëzhgim në të kaluarën gjen mjaft raste kur krime të rënda kanë ndodhur kur në TV luheshin sfida të rëndësishme që kishin marrë vëmendjen e miliona njerëzve në botë.

Rastet

Me 9 mars 2003, persona të paidentifikuar hapën zjarr në një lokal në Lundër, në Periferi të Tiranës duke vrarë Fatmir Ramën, Kristaq Camin, kamerierin Julian Duriçi si dhe duke plagosur Ylli Kelmendin. Ngjarja ndodhi kur personat po shihnin ndeshjen e futbollit Shqipëri- Rusi që përfundoi me rezultatin 3-1. Për këtë ngjarje u arrestua dhe u dënua i dyshuar si autor Lavdërim Tufa.

[caption id="attachment_358019" align="alignnone" width="600"] Majtas Fatmir Rama (Miri i Xhikes), djathtas Lavdërim Tufa[/caption]

25 prill të vitit 2013, në Fushë - Krujë, Florind Kadiu 19 vjeçar, u qëllua me thikë, gjatë ndeshjes së Ligës së Kampioneve Real Madrid – Borusia Dortmund. Për ngjarjen u arrestua si i dyshuar Durim Xaka.

Ndërkaq të premten e 3 marsit 2016, një person i paidentifikuar qëlloi ndaj shoferit të Ministrisë së Brendshme, Viljon Cakollari. Atentati që dyshohet se kishte si motiv hakmarrjen, ndodhi pak kohë përpara se të përfundonte ndeshja, kampionatit italian, Fiorentina- Roma.

[caption id="attachment_358020" align="alignnone" width="773"] Viljon Cakollari[/caption]

16 mars 2016. E mërkurë. Shumica e njerëzve ishin të përqendruar për të ndjekur ndeshjet e Ligës së Kampioneve, Barcelona- Arsenal apo dhe Bajern - Juventus. Në qendër të Tiranës në zonën e ish-bllokut u eliminua ish-polici Ajet Zeqaj. 35-vjeçari dyshohet se u eliminua si pjesë e përplasjeve të grupit të Elton Çiçës. Vrasësi i tij që dyshohet se ishte një person i paguar nuk është zbuluar ende.

[caption id="attachment_358021" align="alignnone" width="480"] Ajet Zeqaj[/caption]

14 shkurt 2018. Sërish në qendër të Tiranës u vra në mbrëmje biznesmeni Memli Begalla. Për vrasjen e tij janë arrestuar ish-polici Ardian Serezi dhe Denis Demirit. Atë mbrëmje luheshin supersfidat e Champions League ku vëmendja ishte të Real Madrid – PSG që u mbyll 3-1. 

[caption id="attachment_358022" align="alignnone" width="770"] Memli Begalla[/caption]

Lista e këtyre vrasjeve është e gjatë dhe këto janë vetëm një pjesë e vogël e tyre.

Arsyet

Pyetja që ngrihet normalisht është: “Pse ka vrasje të rënda gjatë kohës që luhen ndeshje të rëndësishme të futbollit?” Lapsi.al pyeti specialistë të kriminalistikës të cilët shpjeguan se kjo lidhet me 2 arsye. Së pari vrasjet lidhen me konflikte të çastit për shkak të grumbullimeve të shumta në bare, lokale dhe vende të tjera publike. Duke shtuar edhe konsumimin e alkoolit apo drogërave të ndryshme edhe konflikte banale kthehen në raste të përgjakshme.

Së dyti, grupet mafioze zgjedhin pikërisht këto ditë për të kryer krime për disa arsye. Objektivi i tyre në rast të ndeshjeve të futbollit ka një arsye për të dalë nga shtëpia dhe gjendet lehtësisht në ambiente publike. Mbipopullimi i rrugëve është një mundësi e mirë për të humbur gjurmët.

Në të tilla mbrëmje edhe vëmendja e policisë është e shpërqendruar për shkak të grumbullimeve të shumta në ambiente publike, ose edhe vetë forcat e rendit e ulin nivelin e gatishmërisë gjatë kohës së ndeshjeve të futbollit. Edhe gazetarët që mbulojnë ngjarjet e aktualitetit konfirmojnë se kriminelët hidhen në aksion, kur “yjet” e futbollit zbresin në fushë. ©përgatiti LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI