Flash

Goditet banda e drogës në Itali, 5 shqiptarë në pranga

Lapsi.al 8 November 2018
Goditet banda e drogës në Itali, 5 shqiptarë në pranga

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, policia italiane ka ekzekutuar 6 urdhër arrestimi ndaj 5 shtetasve shqiptarë e 1 shtetasje italiane me akuzën e trafikut të lëndëve narkotike.

Operacioni i koduar "Brothers" ka shkatërruar aktivitetin kriminal të kësaj bande që kishte në zotërim trafikun e drogës, kryesisht kokainë, në territorin e komunës së Anagnit.

Baza operative ishte qendra historike e kësaj qyteze ku në muret antike të ndërtesave historike fshihnin dozat e kokainës që më pas u shitej klientëve.

Në urdhër arresti me burg janë vënë shqiptarët: Anton Feza, 34 vjeç, Leonard Kasaj, 36 vjeç, Mezin Cinaj, 36 vjeç dhe shtetasja italiane Marina Todora, 43 vjeç.

Ndërsa në urdhër arresti shtëpie janë vënë Agim Cepele, 43 vjeç e Përparim Tafa, 42 vjeç.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI