Flash

Dosja 339/ PD: Pse Rama po shpreson për plasjen e një skandali tjetër

Lapsi.al 8 November 2018
Dosja 339/ PD: Pse Rama po shpreson për plasjen e një skandali

Partia Demokratike ka kërkuar edhe njëherë arrestimin e kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako, pasi sipas saj ky i fundit bashkëpunon me bandat.

Nga selia blu, deputeti i PD-së Enkelejd Alibeaj pohoi se dosja 339 është makthi i Edi Ramës. Sipas Alibeajt, Dako shkëmbeu pasuri e pushtet me bandat, dhe Rama po shpreson në plasjen e një skandali tjetër për të mbuluar dosjen 339.

“Nga momenti që skandali i vjedhjes së votave nga bandat kriminale në bashkëpunim me Vangjush Dakon, është bërë publik, heshtja ka mbuluar të gjithë ata të cilët, duhet të mbajnë përgjegjësi për vjedhjen e votave apo për hetimin gjykimin dhe burgosjen e krimit dhe të politikanëve të lidhur me krimin.

Me shpresën se ndonjë skandal tjetër do të dalë, që të mbulojë vjedhjen e votave, me shpikjen e dorëheqjeve të detyruara, me panikun që e ka kapur duke emëruar nëpunës të oborrit në krye të Ministrisë së Brendshme, me stisjen e gjasme konflikteve kushtetuese me kreun e shtetit, ndërkohë që Gjykatën Kushtetuese e rrënoi pikërisht ai, Edi Rama nuk po gjen qetësi, sepse makthi i dosjes 339 e përndjek ngado.

Dosja 339 është “gracka ku hajduti është kapur si laraska”. Përgjimet e dosjes 339 kanë faktuar se Vangjush Dako është në komunikim të vazhdueshëm me bandat para, gjatë dhe pas zgjedhjeve, duke shkëmbyer me pasuri dhe pushtet votat e blera për tepsinë e Edi Ramës. E deri tani janë publikuar vetëm 3 përgjime, që janë maja e ajsbergut e provave se Vangjush Dako e qeveris Durrësin me bandat më të rrezikshme, njësoj si Edi Rama qeveris vendin me krimin e organizuar.

Vangjush Dako duhet të arrestohet pa vonesë, sepse faktet e krimit elektoral të Vangjush Dakos janë të qarta dhe për këtë krim ai duhet të jetë në burg! Duhet te jete ne burg jo vetëm për këtë por edhe sepse çdo ditë në liri ai shkatërron prova dhe manipulon dëshmitarët, i ndihmuar plotësisht nga kryeministri i vendit Edi Rama.

Kjo grackë, të cilën e kanë ngritur ata vetë, për të kapur shqiptarët, duke iu vjedhur votën e duke i vendosur nën përdhunën e krimit, në fakt është makthi i Edi Ramës, Vangjus Dakos dhe kriminelëve me të cilët bashkëpunojnë. Mosarrestimi i Dakos është dëshmia më e qartë e kapjes së shtetit nga krimi i organizuar me mbështetje të organizatës kriminale të Rilindjes të drejtuar nga Edi Rama.

Mosarrestimi i Dakos është prova e shkatërrimit total të prokurorisë së krimeve të Rënda. Mosarrestimi i Dakos hedh në erë alibitë qesharake për suksesin e reformës në drejtësi. Në Shqipëri nuk ka për të patur as drejtësi, as luftë kundër krimit dhe asnjë zhvillim normal pa u ndëshkuar krimi elektoral që mban në pushtet qeverinë ilegjitime të Edi Ramës!”, tha Alibeaj.

Të këshilluara

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI