Flash

Superiore/ Laçi tmerri i Skënderbeut, i jep kryesimin Partizanit

Lapsi.al 7 November 2018
Superiore/ Laçi tmerri i Skënderbeut, i jep kryesimin Partizanit

Partizani merr kryesimin e klasifikimit pas javës së 11 të Superiores, por merita është e gjitha e Laçit, që konfirmohet "macja e zezë" e Skënderbeut në këtë sezon: 4 pikë në dy ndeshje i kanë marrë kurbinasit skuadrës së Orges Shehit, si asnjë tjetër në këtë kampionat.

Migen Memelli në vetëm pesë ditë i ka dhënë dy fitore Lacit, që ngjitet tashmë në vendin e tretë me 22 pikë. Një gjysëm-mrekulli, po të mendosh se bardhezinjtë vinin nga dy humbje radhazi dhe një pankinë të hedhur në erë, atë të Mergjyshit. Megjithatë kanë rezerva për një 11 metërsh korcarët, kur rezultati ishte ende 1-0.

Shtubina dhe Gjoni i kanë dhënë suksesin Lacit dhe vendin e parë Partizanit: pikërisht kështu sepse nuk ka pritur rast tjetër skuadra e Gegës për të parakaluar Skënderbeun, pas fitores me Kastriotin. Dy gola të Bardhit kanë bërë të pavlefshëm tentativën për reagim të krutanëve me golin e Roxher.

Premio në rast fitore, në këtë rast nuk i ka dhënë Kastriotit impaktin e duhur, duke qenë se skuadra nuk mundi ta vinte në vështirësi më shumë se thjesht ngushtimi i diferencës kundërshtarin. 28 pikë për të kuqtë, dy mbi Skënderbeun, ndërsa në vendin e katërt mbërrin me shpejtësi Teuta, pas përmbysjes së rëndësishme 1-3 në Kamëz.

Durrësakët fshinë ëndërrat e Kamzës dhe Duros në vetëm 9 minuta, ku shënuan të tre golat që shkundin keq tashmë pankinën e teknikut, që ka rezerva në lidhje me episodin e 11 metërshit që hapi lojën: "Besoj se e patë këtë ndeshje. Luajtëm 11 kundër 14 në pjesën e parë dhe fituam".

Vetëm se ndeshja është 90 minuta dhe në fund tre pikët i mori me vetë Teuta e Shëkmbit, duke lënë në pozita kritike Kamzën.

REZULTATET JAVA 11

Kamza 1 - 3 Teuta Durrës

Laçi 2 - 0 Skënderbeu Korçë

Kastrioti 1 - 2 Partizani

Të këshilluara

Video/ Napoli barazon me penallti ndaj PSG

Përpjekjet e Napoli për të barazuar rezultatin në San Paolo kundër Paris Saint Germain janë kurorëzuar me sukses në minutën e 63. Një 11 metërsh i ka dhënë mund...

22:34

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

INVESTIGIMI/ Ku u strehua për 3 muaj Ergys Agasi

I akuzuari kyç i aferës së AKSHI, Ergys Agasi qëndroi për tetë muaj në arrati në një godinë në Shkozet të Durrësit, nën mbrojtjen e një organizate kriminale. Edhe pse informacionet për vendodhjen e tij nuk munguan, u desh një rotacion në krye të Policisë së Shtetit për të bërë të mundur arrestimin.

13:35

Me sytë katër

PAPARAZZI