Flash

Studimi i Harvardit/ Jashtëtokësorët po na përgjojnë. Shikoni foton e habitshme

Lapsi.al 7 November 2018
Studimi i Harvardit/ Jashtëtokësorët po na përgjojnë.

Një objekt misterioz në formë cigareje është vërejtur duke kaluar me shpejtësi të madhe përgjatë sistemit tonë diellor vitin e kaluar dhe ky objekt mund të jetë një objekt i dërguar nga jashtëtokësorët për të njohur planetin tonë, Tokën. Kështu kanë deklaruar astronomët e Universitetit të Harvardit. Sipas tyre  “Oumuamua”, që në gjuhën e Haëaiit do të thotë “një i dërguar që vjen nga e kaluara e largët” mund të jetë dërguar qëllimisht drejt hapësirës së planetit tonë nga një civilizim jashtëtokësorësh. Ky objekt u zbulua në tetor të vitit të kaluar përmes teleskopit “Pan-STARRS 1” i vendosur në Haëaii. Që prej zbulimit të tij, shkencëtarët janë munduar që t’i shpjegojnë karakteristikat e tij të çuditshme dhe prejardhjen e saktë, pasi që në fillim shkencëtarët e quajtën atë kometë dhe pastaj asteroid, para se përfundimisht ta vlerësonin si objekt të një lloji të veçantë, një kategori e re e objekteve “ndër-yjore”.

Një publikim i ri nga shkencëtarët e Qendrës së Harvardit për Astrofizikë lë të hapur mundësinë që objekti me formë të zgjatur, i cili është 10 herë më i gjatë sesa i gjerë dhe i cili lëvizte më shpejtësi prej 190 mijë miljesh në orë, mund të ketë origjinë artificiale, që nënkupton se ndoshta nuk është krijuar natyrshëm. Teoria mbështetet në shpësinë e jashtëzakonshme të objektit si dhe në ndryshimet e befta të shpejtësisë gjatë lëvizjes për sa kohë qëndroi në sistemin tonëë diellor (deri në në janar). “Duke pasur parasysh një origjinë të mundshme artificiale, ka mundësi që “Oumuamua” të jetë një burim drite që lëviz në hapësirën yjore si një pjesë e ndarë e një pajisjeje të avancuar teknologjike”, shkruhet në sudimin e publikuar nga Abraham Loeb, profesor i astronomisë, dhe Shmuel Bialy, një ligjërues akademik. Loeb ka publikuar katër libra dhe më tepër se 700 punime shkencore për çështjen e vrimave të zeza, të ardhmen e Gjithësisë, kërkimet për jetë jashtëtokësore dhe yjet e vjetra, shkruan “CNN” e cituar nga Gazeta Express.
Përktheu: Nasuf Abdyli

Të këshilluara

Europa pa Merkelin

The Economist Nëse Angela Merkel ishte e emocionuar, ajo diti si ta fshehë mirë këtë gjë. Fjalimi i saj më 29 tetor përbëhej nga pika të numëruara me kujdes,...

09:38

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI