Flash

Rikthehet Demi Lovato pas mbidozës

Lapsi.al 7 November 2018
Rikthehet Demi Lovato pas mbidozës

Muajt që lamë pas nuk ishin aspak të mirë për këngëtaren e njohur, Demi Lovato. Ajo u përball me shumë probleme shëndetësore, të cilat rrezikonin t’i merrnin edhe jetën. Por falë vullnetit dhe punës së palodhur të mjekëve, ajo ja ka dalë të jetë më së miri. Pas lajmeve të mbidozës, këngëtarja nuk ishte aktive në rrjetet sociale, por tani që e ndien veten më mirë ju është rikthyer atyre me një foto dhe mesazh të qartë. Meqenëse në Amerikë dje u zhvilluan zgjedhjet për guvernatorët, përfaqësuesit dhe senatorët, këngëtarja ju ka bërë thirrje të gjithëve të merrnin pjesë në votime.

“Unë jam kaq mirënjohëse që jam në shtëpi për të votuar! Një votë mund të bëjë diferencën, prandaj sigurohuni që zëri juaj të dëgjohet. Tani dilni dhe votoni,”- shkruan ajo në foton ku shfaqet duke hedhur votën e saj.

Demi ka zgjedhur një veshje sportive dhe flokët e lëshuar, ku në pah i del fytyra dhe mund të themi se këngëtarja duket më mirë se kurrë. Rehabilitimi dhe mjekimet e vazhdueshme e kanë sjellë atë në formë të mirë.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI