Flash

Mbërrin në Bularat trupi i Kacifas, flamuri grek i paraprin kortezhit (VIDEO)

Lapsi.al 7 November 2018
Mbërrin në Bularat trupi i Kacifas, flamuri grek i paraprin kortezhit

Rreth orës 15:30 minuta ka mbërritur në shtëpinë e tij në fshatin Bularat trupi i ekstremistit grek Kostandinos Kacifas, i cili u vra nga forcat RENEA 11 ditë më parë. Siç shihet në videon që sjell Lapsi.al qindra njerëz janë duke shkuar drejt banesës për të shprehur ngushëllimet. Arkivoli i tij është mbuluar me flamur grek. Ceremonia mortore do të zhvillohet nesër në orën 13:00. Mediat greke paralajmërojnë një pjesëmarrje me rreth 2 mijë vetë nga jashtë kufirit. Ndërkohë Bashkia e Dropullit në një mbledhje të orëve të fundit ka vendosur të mbulojë shpenzimet e varrimit.

©LAPSI.al 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI