Flash

“Gjenerali”, vetëm maja e ajzbegut të përplasjes Rama - Meta

Lapsi.al 7 November 2018
“Gjenerali”, vetëm maja e ajzbegut të përplasjes Rama

Kriza për mosdekretimin e Sandër Lleshit si ministër i brendëshëm nuk është një akt episodik në marëdhënien që po vjen duke u ashpërsuar mes Ramës dhe Metës. Pak ditë më parë, Lapsi.al, botoi një lajm me burime nga opozita ku e lidhte këtë që po ndodh sot me strategjinë e destruktivitetit kundër qeverisë që kanë vendosur të ndërmarin Basha dhe Kryemadhi. Pra, sipas saj, presidenti është i koordinuar me ta për këtë strategji që fillon me “bombat” e publikimit të përgjimeve e shkon deri tek protestat.

Presidenca e përforcoi këtë pandehmë me një deklaratë jo të zakontë. Kur i kërkohej të jepte shjegime konstitucionale për qëndrimin e institucionit, zëdhënësi Tedi Blushi u përgjigj: “Presidenti Meta ka bindjen e plotë se koha e drejtimit të shtetit shqiptar me Sekretar të Parë ka përfunduar njëherë e përgjithmonë”.

Pra, mesazhi ishte i qartë: më shumë se ligjore beteja ishte politike.

Në të njëjtin gjatësi vale qe edhe një kronikë e Top Channel këtë të mërkurë, e cila vërente se që nga koha kur ka filluar bojkoti i opozitës, presidenti nuk ka firmosur asnjë ligj të dalë nga shumica e kuvendit. Përpos atyre që ka kthyer publikisht, si dy herë ligjin e teatrit dhe një herë atë për uljen e taksave për lojrat e fatiti, Meta edhe ligjet e tjera nuk i ka sigluar, por i ka kaluar në heshtje.

Po ashtu, në qarqet e shumicës edhe dekretimi si kryetare e Kontrollit të shtetit, për gjykatësen kushtetuese, Vitore Tusha, shihet si një shenjë obstruksioni. Presidentit i mvishet qëllimi keqdashës që me largimin e saj nga Gjykata Kushtetuese, të rrënohet edhe një institucion i ri i reformës në drejtësi, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, ku jo është si anëtare zëvendësuese.

Pra nëse shumica parlamentare e voton kandidaturën e presidentit, ajo largon automatikisht edhe një nga dy gjyqtaret e mbetura të kushtetueses, duke minuar ngritjen e institucioneve të reja.

Po ti mveshësh këtyre fakteve edhe atë që Rama tha gjatë fjalimit të së hënës në kuvend ku aludoi se mosdekretimi i Lleshit mund të bëhet në kuadër të një projekti shumë më ogurëzi, nuk është e vështirë të hamendësosh se loja ka filluar. Dhe ajo mund të rrezultojë shumë më e rrezikshme se një lojë paqësore shahu.\

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zvërneci shitet për 306 mijë euro

Kontrata e shitjes së aksioneve zbulon se kompania që zotëron lejen e zhvillimit për resortin luksoz në bregdetin e Vlorës ndryshoi pronarë përmes një marrëveshjeje offshore mes Holandës dhe Katarit.

14:42

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43