Flash

Foto&video nga vendngjarja/ Tronditet Durrësi, eliminohet shoku i Shullazit në atentat

Lapsi.al 7 November 2018
Foto&video nga vendngjarja/ Tronditet Durrësi, eliminohet shoku i

Këto janë fotot e para nga vendi i ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e së martës në lagjen 13 të Durrësit ku në një atentat të tipit mafioz një person u vra dhe një tjetër u plagos. Viktima është 38-vjeçari Edison Harizaj nga Vlora ndërsa i plagosur mbeti miku i tij G.C, 33 vjeç edhe ky banues në Vlorë. Në zonën e Shën Vlashit është gjetur një automjet i djegur që dyshohet e ka lidhje me ngjarjen.

[video width="640" height="640" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2018/11/vrasja.mp4"][/video]

Në foto janë momentet kur ekspertët e policisë po nxjerrin trupin e viktimës nga makina tip AUDI A8. Emri i Edison Harizajt nuk është i panjohur për policinë. Ai njihet si mik i Emiliano Shullazit ndërsa pak kohë më parë ai u përmend në dëshminë e Gazmend Merkaj si një nga ata që kishte urdhëruar vrasjen e Albano Xhaferit, trupi i të cilit nuk është gjetur ende. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Vrasje me armë në Durrës

Një i vrarë dhe një i plagosur është bilani i një atentati të tipit mafioz në Durrës. Burime në vendin e ngjarjes thanë se viktima dhe i plagosuri ndodheshin...

23:32

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI