Flash

(FOTO) Shikoni makinën e shkatërruar nga plumbat ku u gjet i vrarë shoku i Shullazit

Lapsi.al 7 November 2018
(FOTO) Shikoni makinën e shkatërruar nga plumbat ku u gjet i

Makina tip Audi A8, ku u gjet i vrarë Edison Harizaj dhe miku i tij G.C, 33 vjeç, ishte bërë bërë shoshë nga plumbat.

Këto janë fotot e para nga vendi i ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e së martës në lagjen 13 të Durrësit ku në një atentat të tipit mafioz një person u vra dhe një tjetër u plagos. Në zonën e Shën Vlashit është gjetur një automjet i djegur që dyshohet e ka lidhje me ngjarjen.

Emri i Edison Harizajt nuk është i panjohur për policinë. Ai njihet si mik i Emiliano Shullazit ndërsa pak kohë më parë ai u përmend në dëshminë e Gazmend Merkaj si një nga ata që kishte urdhëruar vrasjen e Albano Xhaferit, trupi i të cilit nuk është gjetur ende.

Personi i dytë, G.C. ndodhet në gjendje kome, por u lajmërua dje i vdekur pasi kaloi në vdekje klinike. ©LAPSI.AL 

Të këshilluara

Vrasje me armë në Durrës

Një i vrarë dhe një i plagosur është bilani i një atentati të tipit mafioz në Durrës. Burime në vendin e ngjarjes thanë se viktima dhe i plagosuri ndodheshin...

23:32

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI