Flash

Enigma/ Përse u shndërrua Konstandin Kacifas në heroin e grekëve?

Lapsi.al 7 November 2018
Enigma/ Përse u shndërrua Konstandin Kacifas në heroin e

Nuk ka ende një shpjegim se çfarë e shtyu Konstandin Kacifasin të sulmojë me armë policinë dhe të luftojë deri sa të vritej me forcat RENEA. Spekullimet e mediave greke se policët shqiptarë u përpoqën të ulin një flamur grek u përgënjeshtruan nga Ministrja e Kulturës së vendit fqinj, Myrsini Zorba, që e përshkroi festën e JO-së në Bularat si një moment gëzimi dhe harmonie, krejt të kundërt nga ajo që raportonin gazetarët e huaj.

Vetë minoritarët e Bularatit disa orë pas ngjarjes, i përshkruanin veprimet e Konstandin Kacifas si ato të një të marri që qëllonte me armë në mes të fshatit duke shkaktuar panik. Edhe në videon që u publikua në media, duket që Kacifas vrapon me Kallashnikov në dorë, ndërsa pranë tij ecin fëmijë.

Për të kuptuar se Kacifas ishte i ngarkuar me retorikën më banale të nacionalizmit grek mjafton të shihje profilin e tij në rrjetet sociale. Përkundër mesazheve të bashkëjetesës dhe miqësisë mes komunitetit grek dhe shqiptarëve që përsëritet shpesh, Kacifas bënte thirrje për çlirimin e Vorio-Epirit, për ngritjen e të rinjve grekë kundër shqiptarëve dhe të tjera si këto.

Por ajo që ndodhi më pas i dha një tjetër rrjedhë ngjarjes. Sulmi i Kacifas ndaj policisë nuk u dënua si një ngjarje kriminale, por po merr përmasat e një akti heroik. Në fillim ishin ekstremistet grekë të Agimit të Artë që organizuan protesta para ambasadës tonë në Athinë, pastaj mediat greke që kishin përhapur lajmin e rremë të uljes së flamurit grek, i dhanë zë dhimbjes së kuptueshme të prindërve të Kacifas që akuzonin "shqiptarët" për vrasjen. Ato pak zëra të shtetit fqinj që kanë kujtuar se 35 vjecari sulmoi policinë me kallashnikov duken të dobët përballë reagimit të dy ministrive të jashtme që nxitën akoma më shumë konfliktin me përplasjen diplomatike.

Sot jemi në pikën që minoritarët grekë e kanë shpallur Kacifasin hero dhe po përgatiten për një funeral madhështor. Mijëra vetë priten t'i bashkohen përcjelljes së fundit të ekstremistit grek për ta shndërruar atë në një manifestim urrejtjeje dhe përçarjeje antishqiptar.

Në Bularat, aty festa e JO-së u festua me të dy flamujt grek dhe shqiptar, ditën e funeralit të Kacifas situata pritet të jetë e nderë. Trupi i 35-vjeçarit ishte i veshur si ushtarak kur u soll në shtëpi, ndërsa arkivoli ishte mbuluar me flamurin grek. Të paktën 9 autobusë do të nisen nga Athina. Televizioni grek Ant1 raporton se veç Athinës janë planifikuar të nisen edhe autobusë nga qytete të tjera të vendit. Një pjesë e njerëzve që do të shkojnë në funeral, janë nisur me automjete private.

Mes minoritarëve tashmë është harruar paniku i të shtënave me armë të Kacifas dhe kanë nisur folklorizmat. Një prej banorëve, sic në videon më poshtë, është duke i kënduar një këngë patriotike Kacifasit. Ndonëse një ekstremist për t'u mëshiruar, që propagandonte idetë e të ashtuquajturit Vorio Epir dhe që terrorizoi bashkëfshatarët e tij me armë dhe që për më tepër qëlloi ndaj policisë, tashmë opinioni publik grek, e konsideron një hero. Himnizimi i Kacifas qartësisht ka dalë nga kontrolli dhe ky procës, shndërrimi i Kacifas, nga një kriminel i rëndomtë në hero, mbetet një enigmë.

https://www.youtube.com/watch?v=7AAVt-yS-C8&feature=youtu.be

Të këshilluara

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zvërneci shitet për 306 mijë euro

Kontrata e shitjes së aksioneve zbulon se kompania që zotëron lejen e zhvillimit për resortin luksoz në bregdetin e Vlorës ndryshoi pronarë përmes një marrëveshjeje offshore mes Holandës dhe Katarit.

14:42

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43