Flash

Dëshmia e të penduarit/ I vrari në Durrës, i lidhur me disa krime në Vlorë

Lapsi.al 7 November 2018
Dëshmia e të penduarit/ I vrari në Durrës, i lidhur me disa

Një 38-vjeçar u ekzekutua në një atentat të tipit mafioz mbrëmjen e së martës në lagjen 13 të Durrësit. Viktima është Edison Harizaj ndërsa i plagosur mbeti miku i tij G.C, 33 vjeç edhe ky banues në Vlorë. Në zonën e Shën Vlashit është gjetur një automjet i djegur që dyshohet e ka lidhje me ngjarjen. Emri i Edison Harizajt nuk është i panjohur për policinë. Pak kohë më parë ai u përmend në dëshminë e Gazmend Merkaj si një nga ata që kishte urdhëruar vrasjen e Albano Xhaferit, trupi i të cilit nuk është gjetur ende.

Për zhdukjen e Albano Xhaferit të sapokthyer nga Belgjika, në gusht të këtij viti në është marrë në policinë e Vlorës dëshmia e një të penduari. Gazmend Merkaj, banues në Vlorë, i cili kishte lidhje shoqërore me Ardit Kolën është vetëdorëzuar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier duke shpjeguar se ndihej i kërcënuar për jetën nga Ardit Kola, Aleksandër Çaushaj dhe Ilir Shakaj.

Merkaj ka shpjeguar se ka dijeni për zhdukjen e shtetasit Albano Xhaferi, pasi ka qenë me shtetasit e mësipërm kur ata kanë organizuar dhe marrë atë, me qëllim për ta dorëzuar në ambientet e Kompleksit “Oslo”, në lagjen “Uji i Ftohtë” Vlorë, për llogari të shtetasit Edison Harizaj.

Sipas dëshmisë, “Gazmend Merkaj ka shpjeguar se ka mësuar nga shtetasit Ardit Kola, Aleksandër Çaushaj dhe Ilir Shakaj se Albano Xhaferi është vrarë me mjete të forta që në momentin që është marrë në automjetin e markës “Audi” me targë AA 560 TR dhe më pas është dërguar për në garazhet në posedim të shtetasit Edison Harizaj në Kompleksin “Oslo”.

Lidhur me këtë ngjarje, ai ka shpjeguar se është kryer me urdhër të Edison Harizaj, për shkak se Albano Xhaferi ka pasur dijeni për autorët e tentativës së vrasjes së Ferdinant Llanaj në muajin tetor të vitit 2017.

Për sa u përket automjeteve të përdorura për marrjen dhe më pas për vrasjen e shtetasit Albano Xhaferi, i penduari Gazmend Merkaj ka shpjeguar se fillimisht ishte programuar dhe organizuar që Albano Xhaferi do të ruhej për lëvizjet e tij me një automjet të markës “Mercedes Benz” 250, me ngjyrë kafe të errët, në përdorim të shtetasit Aleksandër Çaushaj, të cilit i kishin bërë edhe dy vrima në bagazhin e tij për të vrojtuar lëvizjet e Albano Xhaferit.

Duke qenë se ky veprim nuk është realizuar, Ardit Kola, Aleksandër Çaushaj dhe Ilir Shakaj kanë përdorur automjetin e markës “Audi” me ngjyrë gri dhe me targë AA 560 TR për të marrë Albano Xhaferin, ditën e ngjarjes dhe menjëherë pasi ai ka hipur në automjet, e kanë goditur me një çekiç në kokë dhe e kanë transportuar për në garazhet e Edison Harizaj në Kompleksin “Oslo”, në lagjen “Uji i Ftohtë” Vlorë. Menjëherë pas këtij krimi, i penduari Gazmend Merkaj ka shpjeguar se Aleksandër Çaushaj është nisur në drejtim të qytetit të Tiranës për të çuar automjetin “Audi” te kushëriri i tij, F.S, me qëllim pastrimin nga gjurmët e gjakut të lëna gjatë goditjes në kokë të Albano Xhaferi dhe fshehjen nga qarkullimi në Vlorë për disa kohë.

Të këshilluara

Vrasje me armë në Durrës

Një i vrarë dhe një i plagosur është bilani i një atentati të tipit mafioz në Durrës. Burime në vendin e ngjarjes thanë se viktima dhe i plagosuri ndodheshin...

23:32

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI