Flash

Azia pushton Formula 1: nga 2020 do të jetë GP i Vietnamit dhe ka këto karakteristika…

Lapsi.al 7 November 2018
Azia pushton Formula 1: nga 2020 do të jetë GP i Vietnamit dhe ka
Lajmi që qarkullonte është tashmë zyrtar: nga 2020 Formula 1 do të hapet edhe më shumë në Azi me Cmimin e Madh të Vietnam. Lajmërimin e ka bërë vetëm pak caste më parë presidenti Chase Carey e Vingroup, shoqëritë promovuese të Gp në cirkuitin e Hanoi, kryeqyteti vietnamez. Nga të dhënat e para, duket se gara do të futet në calendar në muajin prill dhe do të jetë e katërta e kontinentit aziatik pas atij në Kinë (gjithnjë në prill), Japonisë e Singaporit, që duhet të mbeten të fiksuara në pjesën e dytë të sezonit. "Jemi të lumtur të lajmërojmë se Hanoi do të mirëpresë një Cmim të Madh të Formula 1. Kemi menduar të zgjerojmë horizontet që nga fillimi i impenjimit tonë në këtë sport, e GP i Vietnamit përfaqëson ambicjen tonë", ka komentuar Carey. Pista e realizuar nga Tilke ka një gjatësi prej 5,565 km dhe është e përbërë nga 22 kthesa, disa me shpejtësi të ulët, të tjera kthesa teknike e disa në formë S me shpejtësi të lartë. Vendi ku pilotët mund të tregojnë aftësitë shtrihet për 1500 m e mund të arrihet shpejtësia 335 km/h, duke kaluar mes rrugëve të Hanoi: do të jetë cirkuiti i katërt qytetas pas atij në Montekarlo, Singapore e Baku. Një Cmim i Madh sidoqoftë ndryshe nga tre të tjerët, që huazon disa karakteristika nga Nurburgring (kthesat e para), nga Suzuka (4 kthesat pasuese në sektorin e dytë) e nga Sepang (kthesat e fundit, të nevojshme për të përgatitur sulmin final), që braktisi Circusin në 2017.

Të këshilluara

Video/ Napoli barazon me penallti ndaj PSG

Përpjekjet e Napoli për të barazuar rezultatin në San Paolo kundër Paris Saint Germain janë kurorëzuar me sukses në minutën e 63. Një 11 metërsh i ka dhënë mund...

22:34

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

INVESTIGIMI/ Ku u strehua për 3 muaj Ergys Agasi

I akuzuari kyç i aferës së AKSHI, Ergys Agasi qëndroi për tetë muaj në arrati në një godinë në Shkozet të Durrësit, nën mbrojtjen e një organizate kriminale. Edhe pse informacionet për vendodhjen e tij nuk munguan, u desh një rotacion në krye të Policisë së Shtetit për të bërë të mundur arrestimin.

13:35

Me sytë katër

PAPARAZZI