Flash

Arrestohet në Tiranë 'i forti' nga Elbasani

Lapsi.al 7 November 2018
Arrestohet në Tiranë 'i forti' nga Elbasani

Një 32-vjeçar i shpallur në kërkim për një sërë veprash penale është arrestuar nga Policia e Elbasanit në bashkëpunim  me efektivët e kryeqytetit në Tiranë.

Sipas policisë, në pranga ka përfunduar 32-vjeçari Thanas Bego, i cili dyshohet për vepra të vjedhjes dhe të plagosjes me dashje. Gjithashtu ndaj tij rëndojnë edhe akuza të tjera si mosbindje nda efektivëve të policisë, shkatërrim prone.

“Arrestohet Thanas Bego ,32 vjeç nga lagja Shënkoll i Elbasasanit , i shpallur në kërkim për disa vepra penale .Bego dyshohet të jetë autor i disa vjedhjeve si dhe ndaj tij është lëshuar edhe një urdhër arresti për plagosje me dashje , per shkaterrim prone, per mosbindje ndaj efektivave te policise.

Bego eshte kapur ne kryeqytet pas nje pune te mirëorganizuar  te sektorit te krimeve te komisariatit te policise Elbasan ne bashkepunim me koleget e Tiranes”, njofton policia.

Të këshilluara

Vrasje me armë në Durrës

Një i vrarë dhe një i plagosur është bilani i një atentati të tipit mafioz në Durrës. Burime në vendin e ngjarjes thanë se viktima dhe i plagosuri ndodheshin...

23:32

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI