Flash

10 të shoqëruar në Komisariat nga Unaza e Re, banorët paralajmërojnë përleshje fizike

Lapsi.al 7 November 2018
10 të shoqëruar në Komisariat nga Unaza e Re, banorët

Pas protestës prej 4-ditore tanimë të banorëve të “Unazës së Re”, policia shoqëroi sot 10 banorë në komisariatin nr.6. Mes të shoqëruarve është dhe një grua shtatzënë e cila sapo doli nga komisariati .

Ajo u shpreh për FaxNews  se u lirua për shkak të gjendjes së saj, ndërsa 9 të tjerët do të ndiqeshin penalisht. Në ambientet e policisë, sipas saj u është bërë e ditur se kanë shkelur ligjin me tubimet e tyre dhe se do të procedohen penalisht.

“Na akuzojnë se përse kemi organizuarr tubim ose protestë, dhe thonë që çdo gjë ka qenë e paligjshme, ne po na nxjerrin jashtë, ky është shteti jonë, me çfarë do dal jashtë? Për mua nuk do ketë ndjekje penale por për tjerët, po. Kjo është komplet e paligjhme. Kemi thirrur avokatin, kërkojnë që ne të mos bëjmë protestë. Më kanë liruar vetëm për shkak të gjendjes. Patjetër që protestën do ta vazhdojmë, unë e humbur se humbur jam…”, u shpreh për ‘Fax News’ ajo.

Një qytetar jashtë ambientit të komisariatit, u shpreh se i kanë shoqëruar mamanë e tij.

“Sot kanë ardhur policia, ka shoqëruar mamanë time dhe dy persona të tjerëm njërën prej të cilave është shtatzënë, nga informacionet e mia, u është bërë preison i paparë për të mos dalë në protestë dhe u është thënë që të ndiqen penalisht, ne nuk kemi cënuar askënd, por mbrojmë të drejtën tonë me mish e me gjak. Ne kërkojmë që të na lirohen njerëzit tanë pa i proceduar penalisht ose ne do flemë para derës së komisaruiatit, është shtatzënë ajo. Tani më nuk mundem të komunikoj me ta dhe na kanë thënë që do të ndiqen penalisht për tubim të paligjshëm. Kjo është policia jonë, e degjeneruar që merr gra shtatzanë, baballarë që janë 70 vjeç dhe i mban aty. Nuk e di çfarë t’i them tjketër këtij shteti, po i them drejtorit Ardi Veliu çfarë po bën, tërhiqu”, u shpreh ai i revoltuar.

“E kanë shoqëruar babin tim, është 70 vjeç, është e paligjshme. Kjo nuk është Shqipëria që duam, Shqipëria që duam është që të strehojë njerëzit dhe pastaj të ndërtojë rrugën. Nuk do të tërhiqemi deri në fund”, tha një tjetër qytetar jashtë komisariatit.

Ndërkohë përveç gruash shtatzënë nga komisariati ka dalë edhe një tjetër banor i cili bëri të ditur se nuk ka tërheqje nga banorët pavarësisht se çfarë bën policia pasi nuk kanë ku të shkojnë nëse nuk shpërblehen. Madje ai kërkoi edhe solidaritetin e qytetarëve të tjerë.

“Nëse do të vazhdojë këshu do ketë përleshje fizike, ne nuk tërhiqemi”, deklaroi ai.

Në ambientet e komisariatit të policisë kanë mbërritur edhe disa deputetë të PD.

Të këshilluara

Arrestohet në Tiranë 'i forti' nga Elbasani

Një 32-vjeçar i shpallur në kërkim për një sërë veprash penale është arrestuar nga Policia e Elbasanit në bashkëpunim  me efektivët e kryeqytetit në Tiranë. ...

08:57

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI