Flash

Tirana mes tre qyteteve europiane më të ndotura

Lapsi.al 6 November 2018
Tirana mes tre qyteteve europiane më të ndotura

Eksperët e faqes së internetit “Numbeo”, të specializuar për informacionet statistikore për qytetet dhe shtetet, intervistuan banorët në mbi 70 qytete europiane për ndotjen.

Në raportin “Indeksi i Ndotjes”, çdo qytet u vlerësua nga 0-100, ku 100 ishte ndotja maksimale. Si më të ndoturit rezultuan: Tetova në Maqedoni (97,57), Napoli (84,61), Shkup (82,17), Tirana (80,51) dhe Torino (73,48). Mes më të ndoturve janë dhe Bukureshti, Roma, Barcelona, Parisi dhe Milano.

Ndërsa qytetet më të pastra janë: Helsinki (13,49), Reikjavik (15,57), Zyrihu (16,42), Stockholmi (16,62), Malmo po në Suedi (16,67).

Ndër qytetet më të pastra janë gjithashtu edhe Goteborgu, Viena, Mynihu, Kopenhaga, Talini, Oslo, Vilnius, Amsterdami dhe Praga.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI