Flash

Ronaldinho ka falimentuar, në Brazil janë të bindur: "Në llogarinë bankare ka vetëm 6 euro"

Lapsi.al 6 November 2018
Ronaldinho ka falimentuar, në Brazil janë të bindur:
Mund të ndodhë që një futbollist i cili për më shumë se 10 vjet, me paga prej top-lojtari, mes PSG, Barcelona dhe Milan të ketë mbetur me xhepat bosh? Nuk duket e mundur, por në Brazil janë të bindur se fituesi i Topit të Artë në 2015-ën, Ronaldinho, është zhytyr në krizë ekonomike, praktikisht ka falimentuar, aq sa flitet se në llogarinë e tij bankare ka vetëm 24,63 reais, që janë 6 euro. Lajmi i bujshëm, gati-gati i pabesueshëm, por ëeb-i tepër i ndjekur brazilian UOL Esporte e ka publikuar me forcë, duke shpjeguar edhe arsyet e krizës së prezumuar. Kohët e fundit në fakt Gjykata e "Giusticia del Rio Grande do Sul" ka vendosur sekuestron e pasaportave të ish-futbollistit të klasit të lartë dhe vëllait të tij Assis për mospagesën e një gjobe të 2015-ës. Kjo gjobë i është vendosur për ngritjen e impianti peshkimi të paligjshëm në Porto Alegre, një zonë nën mbikqyrjen shtetërore për arsye ekologjike. Shifra, me kalimin e kohës është rritur për shkak të interesave, duke ka arritur në 2 milionë euro, situatë që ka shtyrë autoritetet shtetërore të ndërhyjnë në llogaritë bankare të kampionit brazilian, ku në fakt kanë gjetur vetëm 6 euro.

Ronaldinho ka falimentuar apo i depoziton paratë dikur tjetër? Një pyetje që lind spontanisht, edhe sepse fotot që publikon në profilet sociale tregojnë për një jetë luksi të ish-yllit të futbollit: në javët e fundit ai ka qenë në Kinë, Japoni, Europë dhe Afrikë për impenjime publicitare (të cilat i sjellin të ardhura të konsiderueshme), ndërkohë në janar "Nike" sponsori i tij historik, ka lancuar një linjë të re këpucësh të cilat në nder të tij janë emërtuar "R10" dhe sa herë që ai zbret në fushë me Legjendat e Barcelonës përfiton reth 150 mijë euro. Veç të tjerash në 17 nëntorin e ardhshëm është në program edhe një ndeshje miqësore bamirësie, që do të quhet "Amigos de Ronaldino", në Frankfurt".

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

INVESTIGIMI/ Ku u strehua për 3 muaj Ergys Agasi

I akuzuari kyç i aferës së AKSHI, Ergys Agasi qëndroi për tetë muaj në arrati në një godinë në Shkozet të Durrësit, nën mbrojtjen e një organizate kriminale. Edhe pse informacionet për vendodhjen e tij nuk munguan, u desh një rotacion në krye të Policisë së Shtetit për të bërë të mundur arrestimin.

13:35

Me sytë katër

PAPARAZZI