Flash

Mosdekretimi i Lleshit/ Rama për Metën: Asnjë referencë në Kushtetutë

Lapsi.al 6 November 2018
Mosdekretimi i Lleshit/ Rama për Metën: Asnjë referencë

Sipas Edi Ramës, refuzimi për të dekretuar Sandër Lleshin në krye të Ministrisë së Brendshme nga Presidenti Ilir Meta, nuk ka asnjë referencë në Kushtetutë.

Rama kujtoi edhe kundërshtinë e Bujar Nishanit për Fatmir Xhafajn, por në fund tha se ai e pranoi atë.

“Kushtetua ja ka përcaktuar të 12 kompetencat e presidentit dhe nuk figuron kompetencat e refuzimit të kryeministrit dhe të ministrave që gëzojnë besimin e kryeminatorit. Nëse do ekzistonte një kompetencë e tillë, nuk ka diskutim që paraardhësi i Metës do e kishte zbuluar. Nishani e firmosi atë ministër (Xhafajn) me duart e lidhura nga Kushtetuta. Sepse Kushtetuta ua ka thënë qartë se nuk mund të ushtrojnë kompetencë tjetër. Kushtetuta nuk i njeh presidentit as shprehimisht dhe as me nënkuptim, por Meta ka referuar një letër pa asnjë referencë ligjore.

Pra presidenti nuk ka krijuar bindjen e plotë për t’i dhënë besimin ministrit. Keqkuptimi është se unë nuk i kam besuar kandidat për ministër, por i kam çuar dekretin për një ministër dhe jo për një kandidat. Presidenti ku ka kompetencë për ta refuzuar” - tha Rama.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI