Flash

Kancelari Kurz: Austria do ta japë votën për Kosovën në Interpol

Lapsi.al 6 November 2018
Kancelari Kurz: Austria do ta japë votën për Kosovën në

Para vizitës në Kosovë, kancelari austriak, Sebastian Kurz, ka bërë të ditur se Austria do të japë votën pro Kosovës për t'u bërë pjesë e Interpolit. "Ky është një prioritet i presidencës austriake, që të mbështeten shtetet e Ballkanit në afrimin me BE. Kjo vlen veçanërisht për reforma në sigurinë e brendshme", citon gazeta austriake, Kurier Sebastian Kurz.

Në Prishtinë kancelari austrik të martën pritet për një vizitë tek trupat austriake të KFOR-it. Pastaj zhvillohen takime me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministrin, Ramush Haradinaj.

Të vazhdojë dialogu për normalizimin e marrëdhënieve mes Serbisë e Kosovës. Ky ishte mesazhi i kancelarit austriak dhe kryesuesit të presidencës së radhës në BE, Sebastian Kurz pas takimit me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq në Beograd të hënën (05.11). "Njerëzit në Serbi duhet të jenë të vetëdijshëm, se do të ketë një anëtarësim në BE, vetëm kur të jenë gjetur zgjidhje për të gjitha çështjet e hapura mes Beogradit dhe Prishtinës", tha Kurz të hënën (05.11) në Beograd, citon dpa kancelarin austriak.

Kurz bëri thirrje që "të shkuarën ta lenë të shkuar" për të ardhur tek paqja dhe stabiliteti. Ky është një shans historik që "historia të mbetet histori", tha ai". Kurz theksoi, se Austria nuk do të pengonte një marrëveshje mes dy vendeve e cila sjell paq dhe stabilitet. Por presidenti serb deklaroi, se jemi ende "shumë larg" nga zgjidhja për normalizimin e marrëdhënieve.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI