Flash

Ish-ministri tërbon grekët: Nuk ka Vorio-Epir, Kaçifas u vra në jug të Shqipërisë

Lapsi.al 6 November 2018
Ish-ministri tërbon grekët: Nuk ka Vorio-Epir, Kaçifas u vra

Ish-ministri i Arsimit në Greqi dhe deputet i partisë qeverisëse Syriza, Nikos Filis ka thënë se Kostandino Kaçifa u vra në jug të Shqipërisë dhe jo në Vorio-Epir, sikurse përflitet në qarqet anti-shqiptare.

“Është Jugu i Shqipërisë. E them sërish dhe jam i kujdesshëm në atë që them. Është Jugu i Shqipërisë dhe jo Vorio-Epiri. Janë territore shqiptare, ka dominim të popullsisë shqiptare dhe aty jeton edhe minoriteti grek, që fatkeqësisht është në një masë të vogël për shkak se janë larguar. Por kjo është histori tjetër“, - ka thënë Nikos Filis.

Deputeti grek ka argumentuar gjithashtu se veprimi i policisë shqiptare, që iu kundërpërgjigj breshërisë së kallashnikovit të qëlluar nga Kostandino Kaçifas, është tërësisht i mirëkuptuar.

“Një person merr kallashnikovin në një vend të huaj dhe ngre flamurin grek. E imagjinoni dot sikur një turk të vijë në Traki me kallashnikov dhe të ngrejë flamurin turk e të qëllojë kundër policisë, çfarë do të thonit”, - argumenton deputeti dhe ish-ministri grek Nikos Filis.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI