Flash

3 milionë paund kanabis në Angli, zbulohet vendimi i gjykatës për 2 shqiptarët

Lapsi.al 6 November 2018
3 milionë paund kanabis në Angli, zbulohet vendimi i gjykatës

Dy shqiptarë të arrestuar për një plantacion kanabisi, me vlerën e disa miliona paundëve në Bradford on Avon, në Angli u dënuan me 18 muaj burg.

Aleksander Shyti, 46 vjeç, dhe Altin Deda, 39, emigrantë të paligjshëm, kultivonin qindra bimë narkotike, kur u arrestuan në shtator gjatë një operacioni policor. Vlera në treg e shitjes së kanabisit arrinte në tre milionë paundë. Parcela gjendej 50 metra nëntokë dhe kishte dy dyer metalike.

Policia gjeti në vendngjarje një pishinë plastike, që shërbente për ujitien e bimëve dhe një palestër të improvizuar, ku punonjësit që kujdeseshin për kanabisin e që merrnin 100 paundë në ditë, të ishin të formë të mirë fizike.

Tuneli i Aleksander Shyti dhe Altin Deda besohet të jetë fabrika më e madhe e kanabisit e zbuluar në Angli.

Tuneli kishte vetem një hyrje nga një derë e vogël në një gurore të braktisur.

Fillimisht, atë bunker në Avon të Ëiltshire, e kishte ndërtuar Ministria e Mbrojtjes për nevoja të saj, për t’ia lëshuar më pas kompanisë Heinz, që e shfrytëzoi për të kultivuar për kërpudhat e supës.

Aty u zbuluan mbi 4,000 rrënjë kanabisi, që ishin të shpërndara në 40 dhomat e bunkerit që zyrtarisht është mbyllur para 20 vitesh.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI