Flash

Salianji: Xhafaj nuk u dorëhoq, por u shkërmoq

Lapsi.al 5 November 2018
Salianji: Xhafaj nuk u dorëhoq, por u shkërmoq

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji reagoi nëpërmjet një shkrimi në Facebook, ku iu kundërpërgjigj fjalës së ministrit të sapolarguar, fatmir Xhafaj në rrjetet sociale.

Salianji theksoi se Xhafaj nuk dha dorëheqjen, por “u shkërrmoq” nga denoncimet e vazhdueshme me prova dhe fakte të Partisë Demokratike, ndaj aktiviteteve të tij kriminale.

Fjala e plotë e deputetit Salianji:

Xhafaj u shkërrmoq, nuk u dorëhoq!

Fatmir Xhafaj e mbylli karrierën e vet politike si një ministër që u shkërrmoq nga denoncimet me prova dhe fakte të PD, se ai u bë mburojë e aktivitetit kriminal të vëllait të tij, Agron Xhafaj.

Xhafaj iku me damkën e një ministri që përdori për interesa personale kriminale postin publik dhe pushtetin politik, me qëllim të shpëtojë klanin mafioz Xhafaj.

Pafuqia e Xhafës për të vepruar me kriminelët politikë si Vangjush Dako, pjesë e dosjes 339, e denoncuar po nga PD, e rendit Fatmir Xhafën ndër politikanët që i shërbeu gjithkujt, por jo interesit publik.

Nën presion dhe për të hequr vëmendjen nga vetja, u detyrua të “shplahej” në publik, duke goditur një bandë mafioze rivale, bandë që opozita kishte së paku 2 vite që e kishte denoncuar, por me të cilën, Xhafaj dhe Rama jo vetëm e mbrojtën, por me krahun poliitik të bandës së dosjes 339, miratuan Reformën në Drejtësi.

Largimi i Xhafës, pasi bëri goditje selektive, duke shmangur arrestin e Dakos, është turpi dhe nënshtrimi përfundimtar i tij ndaj krimit dhe bandave. Xhafaj iku siç erdhi, i përdorur dhe peng i krimit!

Xhafaj e përdori MB për t’i shërbyer klanit mafioz të vëllait të tij, i kompleksuar ai nuk e arrestoi vëllain e dënuar dhe u përfshi bashkë me vartësit e tij dhe prokurorinë në manipulimin e provave, shkatërrimin e provave, sajimin e dëshmitarëve dhe pagesave korruptive për të shpëtuar familjarin e tij nga një tjetër dënim.

Xhafaj keqpërdori prokurorinë, duke e penguar atë të hetojë për pasurinë e tij dhe të familjes sipas ligjit Antimafia. Bilanci i Xhafajt është i zi, vrasje të qytetarëve nga dhuna në komisariate, si Enea Ftoj në Korçë, tek Ardian Kallami në Shkodër.

Xhafaj duke i shërbyer klaneve kriminale mbuloi me propogandë që Shqipëria nuk ka më kanabis, ndërkohë çdo javë gjatë drejtimit të tij kapeshin tonelata me kanabis në vendet e BE.

Gjatë drejtimit të tij, Shqipëria e sofistikoi dhe rriti aktivitetin kriminal duke u ndërtuar laboratorë kokaine dhe heroine, vetëm njëri u kap nga partnerët gjermane ndërkohë që të tjera ushtrojnë aktivitetin lirshëm, banda që vendosin gjoba, mbi 12 të zhdukur nga bandat, dhjetëra vrasje pa autor, qindra tonelata kanabis të kapura në territor evropian janë faktet që nuk i manipulon dot Xhafa.

Sot prej Rama-Xhafaj Shqipëria është më e pasigurt dhe shqiptarët më të kêrcenuar nga krimi. Xhafaj iku pa asnjë shpjegim për çdo dështim të tij, është nga të paktët ministra në histori që nuk gjeti alibi as për largimin!

Të këshilluara

Lëkundje tërmeti në Tiranë

Tërmet në Shqipëri, dridhjet ndihen në disa qytete. Një tërmet i lehtë ka lëkundur kryeqytetin gjatë ditës së sotme. Lëkundjet e Tërmetit që u ndjenë në Tiranë ...

20:36

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI