Flash

“Rama po sillet si Sekretar i Parë”/ Çfarë loje po luan Meta?

Lapsi.al 5 November 2018
“Rama po sillet si Sekretar i Parë”/ Çfarë loje po

Pas një heshtje gati tre ditore për arsyet se përse e nuk e ka dekretuar, Sandër Lleshin, si ministër të Brendshëm, institucioni i Presidentit të Republikës ka nxjerrë një njoftim lidhur me debatin e kreut të shtetit me kryeministrin. Ajo që bën më shumë përshtypje, është fraza e fundit, e theksuar në njoftimin e shpërndarë nga zëdhënësi Tedi Blushi: “Presidenti Meta ka bindjen e plotë se koha e drejtimit të shtetit shqiptar me Sekretar të Parë ka përfunduar njëherë e përgjithmonë”.

Lexo më tej:

Analiza/ Andi Bushati: Dashnorët e remë të kushtetutës

Pra, nëse lexojmë këtë shpjegim, është e qartë se më shumë sesa tek qëmtimi i argumentave konstitucionalë, (nëse ka të drejtë presidenti të pengojë një dekret ministror), duhet të përqëndrohemi tek argumentat politikë. Meta pretendon se vendi nuk ka nevojë për ringjalljen e Enverit apo për zëvendësimin e tij dhe se për këtë ai duhet të reagojë me aq sa ka në dorë.

Ng ky pohim del e qartë se beteja nuk ëshë më juridike, por politike.

Burime nga opozita bëjnë me dije presidenti është në dijeni të të gjitha dosjeve sekrete që ka PD-ja. Ato pohojnë gjithashtu se lëvizja e Metës është një hap i rakorduar me “bombat” e përgjimeve që selia blu ka planifikuar të plasë në javët e ardhshme, që kanë të bëjnë me kriminalizimin e pushtetit të Ramës dhe me lidhjet e tij okulte. Ato pritet të dëshmojnë përdorimin e bandave për vjedhjen e votave dhe denoncimin e njerëzve gjithnjë e më të afërt të kryeministrit, si në rastin e Vangjush Dakos.

Prandaj ndoshta edhe lëvizjea e Metës duhet parë në perspektivën e bojkotit të opozitës dhe të nismës së saj për ta destabilizuar Ramën edhe me rrugë jo institucionale.

Ky dyshim bëhet edhe më i fortë, pasi sheh vetë argumentat që jep presidenca. Ajo refuzon të furnizojë arsye ligjore dhe ka dhënë qëndrime politike: “Rama nuk duhet lejuar të bëhet si sekretari i Parë i Partisë Komuniste, që vendoste për çdo gjë”.

©Lapsi.al

 

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI