Edi Rama është shprehur para deputeteve në mbledhjen e grupit të PS se mosdekretimi i Sandër Lleshit si ministër i Brendshëm nga Ilir Meta është në shkelje të Kushtetutës.
“Mosdekretimi i Lleshit është në shkelje te Kushtetutës. Nuk kemi gjykatë kushtetuese dhe ne do gjejmë mënyra të tjera. Nuk ka asnjë lloj mëdyshje për mbështetjen e Lleshit, i cili ka Top cosmic- certifikata më e lartë e sigurisë nga NATO. Nesër do nisim t’i krijojmë bindjen Presidentit të Republikës” - mësohet të ketë thënë Rama në grupin e PS.