Flash

Projekti për “Unazën e Re”, banorët nëprotestë: Këtu do vdesim, do flijohemi

Lapsi.al 5 November 2018
Projekti për “Unazën e Re”, banorët

Banorët e “Astirit” kanë dalë sërsih në protestë kundër prishjes së shtëpive të tyre në kuadër të “Unazës së Re”.

Ata kanë bllokuar rrugën dhe kanë paralajmëruar se nuk do të lejojnë prishjen e shtëpive të tyre pa i shpronësuar ashtu siç u takon apo pa u gjetur banesa të reja.

Ata nuk pranojnë propozimin e Bashkisë Tiranë që të gjejnë banesa me qera e cila do të paguhet nga bashkia, pasi nuk është një zgjidhje afatgjatë.

https://www.facebook.com/SaliBerisha/videos/565681303882267/

“E more vesh ca bëhet, nuk e lirojmë rrugën deri sa ai të na japë përgjigje ne. Zoti Kryeministër të na dalë në televizor dhe të na sqarojë, nuk na tremb. Po tallet ai me ne. Pa na marrin shtëpitë pa na lajmëruar”, tha njëri nga banorët.

Ndërkohë një tjetër qytetare e cila ishte gjithashtu shumë e revoltuar me sjelljen e Bashkisë Tiranë, u shpreh se ata duan banesat e tyre pasi përndryshe do të flijohen me gjithë familje pasi nuk kanë ku shkojnë.

“Ta dinë mirë do të flijohemi këtu, me gjithë çunat e mi”, u shpreh ajo.

“Të vijë të na shpronësojë nga fillimi deri në fund, jam me hipotekë, ai jep një shifër qesharake. Asnjë lloj kompensimi nuk na kanë dhënë, ku të shkopjmë pas një 1 viti, edhe një viti,”, tha një tjetër protestuese.

“Erioni më merr përditë taksat. Ne kërkojmë shtëpi, banesë, e kemi në proces legalizimi, s’na kanë kthyer përgjigje. I kemi paguar të gjitha sipas rregullores, të na japin një zgjidhje të paktën. Unë kam 20 vjet këtu. Brenda kësaj jave na kanë thënë me dalë, me gjet një shtëp me qera për një vit, turp të kenë si e thonë këtë”, deklaroi një tjetër protestues.

Ata kanë theksuar se nuk do të tërhiqen deri në fund nga kërkesat e tyre dhe nuk do të lejojnë prishjen e banesave.

 

Të këshilluara

Video / Lacazette shpëton Arsenal nga humbja

Alexandre Lacazette është heroi i Topçinjve në takimin e luajtur ndaj Liverpool në Emirates Stadium. Sulmuesi francez ka shënuar golin e barazimit për Arsenal n...

20:41

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI