Flash

Operacioni "bukë e miell", në pranga 3 shqiptarë për kokainë

Lapsi.al 5 November 2018
Operacioni "bukë e miell", në pranga 3 shqiptarë

Tre shtetas shqiptarë e një italian kanë rënë nën pranga nga policia italiane me akuzën e trafikut të lëndëve narkotike të tipit kokainë.

Operacioni i koduar "bukë e miell" i ekzekutuar nga policia e Empolit me urdhër të Prokurorisë së Firences ka arrestuar shqiptarët; Liman Dana 54 vjeç, djali i tij Arjan Dana 29 vjeç, nipi Fabian Isamili 23 vjeç si dhe shtetasi italian Alfonso Di Villanova Baldeti 44 vjec, pronar i një furre buke në komunën San Miniato në provincën e Empolit.

Tre shqiptarët akuzohen për pjesëmarrje në aktivitet kriminal në trafik kokaine, të cilën e shisnin si individualisht ashtu dhe si furnizues të italianit të arrestuar.

54 vjeçari shqiptar Liman Dana merrej me përgatitjen dhe konfeksionimin e dozave të kokainës në banesën e tij, ndërsa djali i tij Arjan Dana e nipi Fabian Ismaili ishin korrierët e shitjea së drogës.

Hetimet e operacionit kanë nisur më vitin 2016 pas denoncimit të bërë në polici nga e dashura e italianit të arrestuar Maria Esposito 41 vjeç e cila pas një grindje me të dashurin rrëfeu aktivitetin kriminal si dhe bashkëpunëtorët e tij shqiptarë.

Sipas policisë italiane kokainë e trafikuar ishte e cilësisë mjaft e pastër e dozat varionin nga 10 deri më 50 gramë.

blob:https://video.repubblica.it/e6cc0e63-740a-4809-8650-e7ca9de5aa71

Të këshilluara

Tiranë, grabitet roja i karburantit

Një grabitje ka nodhur në Tiranë. Policia njofton se më datë 05. 11. 2018, shtetasi H. R., (roje pranë një karburanti) njofton se persona të panjohur i kanë mar...

17:54

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI