Flash

Nga Franca vjen lajmi bombë: Wenger pranë Milan

Lapsi.al 5 November 2018
Nga Franca vjen lajmi bombë: Wenger pranë Milan

Gennaro Gattuso i gëzohet tre fitoreve në shtatë ditë, që kanë ngritur kuotat e Milan dhe e kanë bërë më solide pankinën e tij. Por jo cdo gjë që shkëlqen është ar. Nga Franca vjen një lajm bomë: Arsene Wenger është shumë pranë kuqezinjve. Nuk ka dyshime 'France Football', sipas të cilëve në javët e fundit ka patur kontakte të shpeshta mes ish-trajnerit të Arsenal e drejtuesve të Milan. Francezi, i sponsorizuar nga Paul e Gordon Singer, do të ketë edhe një rol menaxherial.

“Do të jetë diku në fillim të vitit të ardhshëm, por nuk e di se ku. Kam pushuar mjaftueshëm. Kam parë shumë futboll e më mungon", ka thënë kohët e fundit Wenger, që në 6 majin e kaluar udhëhoqi Arsenal në Emirates në ndeshjen e tij të fundit në shtëpi pas 22 vjetësh pankinë.

Kohët e fundit emri i tij ishte afruar me Bayern Mynih e Real Madrid, por tani në Francë 'France Football' e lidh me Milan, ku do të ketë gjithashtu edhe një rol menaxherial, si ka bërë në kohët kur ishte në Londër tek Topcinjtë.

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

INVESTIGIMI/ Ku u strehua për 3 muaj Ergys Agasi

I akuzuari kyç i aferës së AKSHI, Ergys Agasi qëndroi për tetë muaj në arrati në një godinë në Shkozet të Durrësit, nën mbrojtjen e një organizate kriminale. Edhe pse informacionet për vendodhjen e tij nuk munguan, u desh një rotacion në krye të Policisë së Shtetit për të bërë të mundur arrestimin.

13:35

Me sytë katër

PAPARAZZI