Flash

Merr fund lidhja e dashurisë mes Matteo Salvinit dhe Elisa Isoardi

Lapsi.al 5 November 2018
Merr fund lidhja e dashurisë mes Matteo Salvinit dhe Elisa Isoardi

Dashuria mbaroi! Duket se lidhja e dashurisë mes politikanit italian Matteo Salvini dhe moderatores Elisa Isoardi ka mbaruar përfundimisht. Prej disa javësh çifti i famshëm italian po përflitej për ndarjen, por ata nuk kishin konfirmuar asgjë deri më sot.

Ishte Elisa ajo që mëngesin e sotëm vendosi të tregonte se lidhja me ministrin kishte përfunduar, duke postuar një foto intime me të dhe duke i dedikuar disa fjalë të ndjera.

“Nuk mungoi ajo që i dhamë njëri-tjetrit, por ajo që duhet të jepnim. Me respekt të madh për dashurinë e vërtetë që ishte. Falemiderit Matteo” – shkruan moderatorja në postimin e saj.

Marrëdhënia mes Ministrit të Brendshëm dhe Isoardi-t kishte filluar në vitin 2015 dhe gjatë këtyre viteve ata kishin folur edhe për planet e martesës.

“Është një njeri shumë inteligjent dhe i ndjeshëm. E dua, nuk mund të jetoj pa të, ajo është gruaja e jetës sime” – kishte deklaruar më herët Salvini për Elisën.

Të këshilluara

Fero: Noizy nuk e meriton famën (Video)

Fero, i ftuar mbrëmjen e sotme në “Shiko Kush Luan”, u bë pjesë e një lojë shumë interesante ku duhet të zgjidhte mes reperëve të shfaqur në një tabelë dhe t’i ...

13:14

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.62

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI