Flash

Dashnorët e rremë të Kushtetutës

Lapsi.al 5 November 2018
Dashnorët e rremë të Kushtetutës

Nuk ka dyshim se Ilir Meta ka marrë jo vetëm një vendim të pa precedent, por edhe shumë të debatueshëm, duke vendosur të mos i dekretojë Ramës kandidaturën për ministër të Brendshëm.

Ai nuk ka ndjekur as trashëgiminë e paraardhësve të tij, që nuk kanë guxuar ta hedhin këtë hap dhe as shembujt më të mirë të presidencës së vet, kur ka shpjeguar me detaje aktet e forta që ka ndërmarrë.

Por këto pikëpyetje, që e bëjnë edhe më të mistershme “djegien” e Sandër Lleshit, sado të errëta qofshin, nuk e justifikojnë aspak kryqëzatën e ndyrë që të gjithë mbështetësit e Rilindjes kanë nisur kundër presidentit.

Sepse, po të shihet me kujdes, i gjithë mllefi i tyre buron nga një premisë: nga dashuria e tyre për ligjin themeltar të shtetit, i cili po u përdhoska nga presidenti që përfiton nga fakti se vendi gjendet pa Gjykatë Kushtetuese.

Duhet thënë që në fillim, se dashnorët e rinj të Kushtetutës, nuk flasin si konstitucionalistë, por thjeshë si ramistë. Sepse po të ishin të merakosur për të parën, ata do ta kishin ngritur zërin me kohë. Ata do të kishin folur kur çorba speciale e grabitjes Rama- Fusha u miratua në parlament, ata do të kishin reaguar kur ligjet kundër ish pronarëve ndryshuan sipas orekseve të pushtetit, ata do të kishin ngritur zërin kur marrëveshja e detit me Greqinë përparonte në fshehtësi nga publiku.

Të gjitha këto kanë ndodhur në mungesë të një Gjykate Kushtetuese dhe askush nga kritikët e sotëm të Ilir Metës nuk është ndjerë. Sepse atyre nuk u intereson ligji, por idhulli i tyre i paprekshëm.

Në fakt, i gjithë ky debat, që mund të zhvillohhet vetëm nga një grusht i vogël juristësh të kualifikuar, i ngjan në thelb një diskutimi tejet më banal, që po gëlon në të njëjtat mjedise. Ato njëzëri po i referohen pjesëve nga libri KURBAN, ku Rama e përshkruan vëllain e tij armik të së majtës, si një paranojak të çekuilibruar. Pra edhe këtu, ata e shohin fajin tek Meta, që në rastin e mosdekretimit po sillet fiks ashtu sikurse kryerilindasi e kishte portretizuar në vitin e largët 2011.

Kulmi i mungesës së sinqeritetit.

Sepse po t’i kishin besuar vërtet atyre që kanë lexuar në lbrin e tyre të shenjtë KURBAN, së paku do t'i kërkonin llogari, Edi Ramës, kur vendosi të bëjë qeveri me Ilir Metën në 2013, apo do ta bënin copë e çikë kur vendosi ta bëjë kryetar shteti në 2017.

Atëherë heshtën. Prandaj sot, sa herë që flasin, nuk e bëjnë nga besimi, por nga nevoja dhe nga hidhërimi.

Nëse duam të diskutojmë për precedentin e fortë që ka vendosur presidenti, nëse duam të kuptojmë zërat pro dhe kundër tij, nëse mëtojmë të gjejmë arsyet e drejta apo të errëta të Ilir Metës, së pari duhet të bëjmë dy gjëra.

Fillimisht duhet të heqim mënjanë daullexhinjtë që bëjnë zhurmë për llogari të Edi Ramës. Dhe pastaj duhet të kërkojmë ringritjen e një Gjykate Kushtetuese, mungesa e së cilës nuk i shërbeka vetëm mëkateve të pafundme të kryeministrit. Ajo mund t'u përdorka njësoj edhe nga kundërshtarët e tij.

©Lapsi.al

Lexo më tej:

Mos dekretimi/ Tre dilema rreth përplasjes Meta - Rama

Të këshilluara

Pse Meta e çoi Lleshin për lesh?

Duke mos dekretuar gjeneral Sandër Lleshin në postin e Ministrit të Brendëshëm, Ilir Meta i ka dhënë fund një tradite gati 30 vjeçare, ku kreu i shtetit e trajt...

20:53

Në kryeministri ka pllakosur paniku

Nuk ka mënyrë më të mirë për të kuptuar frikën e shkaktuar nga "bombat" që përgatitet të plasë opozita, sesa të vëzhgosh se si reagon pala që mund të preket nga...

21:07

Heshtja e Xhafës si akuzë për Ramën

Në shkrimin paraardhës, që merrej me shkaqet e arrestimeve të fundit, kam shprehur idenë se versioni më i besueshëm është ai, sipas të cilit, meqenëse janë kapu...

14:01

Nuk ka bir kurve që ta besojë Gjushin

Të enjten në Opinion, Vangjush Dako u përpoq të luajë rolin e shejtan budallait. Kur e pyesnin se si kishte mundësi që ishte përgjuar duke folur me trafikantë, ...

12:12

Kush e detyroi Ramën të "godiste" bandat?

Arrestimet e fundit kanë bërë kaq shumë bujë jo pse janë kapur disa kriminelë, por se në këto arrestime rezultojnë të implikuar njerëz të rëndësishëm të partisë...

14:47

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI