Flash

Polemika/ A e kthente dot Meta mbrapsht Sandër Lleshin? (neni i kushtetutës)

Lapsi.al 4 November 2018
Polemika/ A e kthente dot Meta mbrapsht Sandër Lleshin? (neni i

A ka të drejtë Presidenti në Republikën tonë të kthejë mbrapsh një dekret për ministër të propozuar nga kryeministri? Këtu palët ndahen në dysh. Ilir Meta pretendon se nuk është noter që të firmosë çdo anëtar kabineti që i vjen mbi tavolinë. Madje që gjatë fushatës elektorale, kur ishte ende prezitend i zgjedhur por që nuk kishte marrë ende detyrën, ai e deklaroi publikisht se nuk do të dekretonte njerëz të korruptuar apo të lidhur me krimin.

Por ndryshe mendojnë ata që e shpjegojnë kushtetutën duke i dhënë Presidentit vetëm rolin ceremonial të firmosësit. Në të gjitha republikat parlamentare si Shqipëria, vullneti është i kryeministrit dhe ky vullnet verikohet nga Parlamenti, ndërsa presidenti ka vetëm 7 ditë kohë për të kryer veprimin solemn të dekreteve të shkarkimit dhe emërimit të ministrave. Pra sipas këtij interpretimi afati 7 ditor i nenit 98 të kushtetutës është detyrues për kreun e shtetit që i kufizon dhe kohën kur ai duhet të firmosë dekretin. Ja ç'thotë neni që është vënë në qendër të polemikave:

Neni 98

1.Ministri emërohet dhe shkarkohet nga Presidenti i Republikës, me propozim të Kryeministrit, brenga 7 ditësh

2.Dekreti shqyrtohet brenda 10 ditëve nga Kuvendi.

Se cili ka të drejtë në këto interpretime mund ta vendosë vetëm Gjykata Kushtetuese. Por falë reformës në Drejtësi, ajo dalngadal po mbush vitin jashtë funksionit.

©Lapsi.al

Të këshilluara

Video / Lacazette shpëton Arsenal nga humbja

Alexandre Lacazette është heroi i Topçinjve në takimin e luajtur ndaj Liverpool në Emirates Stadium. Sulmuesi francez ka shënuar golin e barazimit për Arsenal n...

20:41

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI